Basha: Rama s'e merr dot Kamzën, blu ka qenë dhe ashtu do të mbetet

10 Maj 2019, 16:48| Përditesimi: 10 Maj 2019, 17:33

  • Share

KAMËZ-Pasditja e së shtunës, do t'i gjejë sërish opozitarët në protestë përpara Kryeministrisë, ku kërkesa e vetme është largimi i Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitore, që do të siguronte, sipas tyre, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në një takim me qytetarët e Kamëz, Basha u ka bërë ftesë për të marrë pjesë në protestën e 11 majit. Sipas tij, gjatë këtyre 12 javë protestë, opozita e Bashkuar e ka kryer gjysmën e punën, është shndërruar fati politik i vendit.

Lideri demokrat i ka kthyer edhe një përgjigje kryeministrit Edi Rama,  i cili është shprehur se në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, do të futet për të marrë të gjitha bashkitë e vendit. Ai cilëson këtë si diçka të pamundur, duke theksuar se Kamza ka qenë një bastion i djathtë dhe se e tillë do të mbetet gjithmonë.

"Rama e vuri Kamzën në një karantinë për hakmarrje politike. E goditi duke u hequr ndihmën ekonomike 90 % të banorëve, e goditi duke ngritur procese të montuara ndaj kryetarit të Bashkisë, e goditi duke blerë mercenarë, por nuk ia doli. Aparteidi nisi në kamëz, por u shtri në të gjithë Shqipërinë. Demokratë e socialistë kanë të njëjtat halle, ndajnë të njëjtin hidhërim, ndjejnë kolapsin, papunësinë dhe pasigurinë. Kjo se edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në cifligun e tij, ndaj na i ka mbyllur dyert Evropa. Rama flet për Evropën, por e ka frikë Evropën, sepse aty s’ka vend për hajdutërinë, stilin dhe mënyrën e qeverisjes së Edi Ramës. Rama s'e ka marr dot Kamzën, blu ka qenë dhe ashtu do të mbetet", tha Basha.

Ora 17:47
Basha: Tenderat e firmosur pas djegies së mandateve do çohen para drejtësisë

"Të gjitha tenderat dhe firmat e lëshuar pasi opozita ka djegur mandatet, do të dalin përpara drejtësisë". Kështu është shprehur kreu i PD, Lulzim Basha nga qyteti i Kamzës. Ai tha se me ardhjen e tij në pushtet do të çojë para drejtësisë të gjithë tenderat e firmosur pas djegies së mandateve.

"Në këto orë që flasim, të korruptuarit po vijojnë të zhytur me kokë të firmosin tenderat e fundit. Mesazhi im është: E di se e keni kuptuar se anija juaj po fundoset dhe po zbatoni sloganin të kap ca të kapësh. Por çdo firmë që lëshoni do të jetë objekt i drejtësisë, asnjë hap i hedhur nga parlamenti, pas djegies së mandateve të opozitës nuk do të njihet. Ju bëj thirrje të hapin sytë e të mos zbatojnë aktet e paligjshme të një parlamenti të paligjshëm. Ju kujtoj precedentin e Nurnbergut, ju s'do të mund të fshiheni dot pas justifikimit se ashtu është ligji, sepse ai është antiligji”, tha Basha.

Ora 17:25
Basha: Shkrirja e Akademisë së Shkencave e paprecedentë, të shkarkohet ajo palo ministre

Deklarata e Ministres së Arsimit, Besa Shahini se do të parashtrojë idenë e saj për përafrimin e akademive shqiptare në rajon në një të vetme, ka sjellë edhe reagimin e krreut të PD, Lulzim Basha. Ai e ka cilësuar këtë ide si një akt të paprecedentë që vjen nga një kryeministër të korruptuar dhe një "palo ministër". Basha shtoi se me ardhjen e tij në pushtet, ky vendim do të anulohet.

"Ndërkohë që takohesha me të rinjtë, një tjetër akt i paprecedentë i kësaj qeverie po kryhej, shkrirja e Akademisë së Shkencave. Ai e ndërmerr këtë akt, sepse i ka tmerr zërat e pavarur. Ndaj dua t'u them këtë pasdite atë që s'pata mundësi ta them në orët e para kur po ndodhte. Hapi antikushtetues jo vetëm do të anulohet, por do të konsiderohet një akt kriminal. Po të kishim sot një kryeministër, ajo palo ministre do të shkarkohej. Por kryeministër nuk kemi, ndaj ejani nesër t'i shkarkojmë të dy. Kjo ftesë u drejtohet intelektualëve, pedagogëve, por edhe sipërmarrësve shqiptarë, biznesit prodhues. Sepse të gjitha shtresat, vetëm një fjalë kanë: “nuk durohet më”. Ndaj bashkohuni me uraganin për një Shqipëri të ligjit dhe të qeverisjes evropiane", tha Basha.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Raqe raqe kikiko: 11/05/2019 00:04

    O lyl xhilal mutziu osht profesori modh. Kurse ti je kryeprefesor ja kalon xhilol mutziut. Me një fjal mut ti e kak xhelol mutziu.

    Përgjigju
  • TAQI: 10/05/2019 18:17

    O lyl o bryl megjith men të re menja se do vish ti në pushtet. Po çfaf i quan ti Shqiptarët budallenj si vetja jote . Ti je njeri pa skrupull ku e ke dipllomën pse se tregon o lyl. Apo çfar dipllome të tregosh ti ti sdi tabelën e shumzimit e jo më të drejtosh shtet o lyl 7×7=42

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?