Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës duke thënë se akti që bëri konfirmoi se Haradinaj vendos Atheun mbi gjithçka.
Më pas Basha shkruan se asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë.
“Dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj është akti i një njeriu që ve Atdheun mbi gjithçka. Ramushi i ka shërbyer gjithmonë me vetëmohim Kosovës, në ditë të mira dhe në ditë të këqija. Ramush Haradinaj është Kosova – Kosova e lirë, Kosova e pavarur, Kosova europiane. Askush dhe asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë!” shkruan Basha në Twitter.
Lajmi kryesor: