Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar serish në lidhje me çështjen e vaksinave anti COVID në vend. Këtë herë në Facebook, Basha shkruan se vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës
"Edhe me vaksinat e njëjta histori si me dështimet e Ramës këto 7 vjet. Premtoi 300 mijë vende pune dhe shtoi papunësinë dhe varfërinë, rriti koston e jetës dhe shkatërroi ekonominë. Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës. Vetëm kjo do na lëvizë nga dështimet drejt suksesit, nga dëshpërimi drejt shpresës", shkruan kryetari i PD.
Lajmi kryesor:
Vaksinat COVID/ Basha: Rama shkoi në Nju Jork për të blerë këpucë të reja! I kthehet Endri Fuga: Ti edhe kur punon fle, vendet në rajon s'kanë siguruar asgjë
K.T./ReportTv.al