Lulzim Basha

Politikë

Basha rrugës nga Berlini, takim “blitz” me Mogherinin në Rinas

18 Prill 2018, 12:51| Përditesimi: 18 Prill 2018, 13:15

  • Share

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, i cili po kthehet nga Berlini i Gjermanisë ku ndodhej për një takim me përfaqësues të partive të djathta, do të ketë një takim të shpejtë joformal në Aeroportin e Rinasit sapo të mbërrijë në Shqipërinë me shefen e diplomacisë Evropiane Federica Mogherini.

Mogherini ndodhej sot në Shqipëri për t’i adresuar politikës shqiptare rekomandimin e KE-së për hapjen e negociatave për anëtarësim me vendin tonë.

Ajo pati takime me presidentin Ilir Meta, dhe kryeministrin Edi Rama.

Ndërkohë kryetari i opozitës ka fiksuar një takim me të, në momentin që Mogherini do të jetë në aeroportin e Tiranës për t’u larguar, për shkak të angazhimit të tij në Gjermani, pikërisht në momentin kur Shqipërisë i vinte lajmi i mirë nga Brukseli.

Qëndrimi i PD-së ndaj hapjeve të negociatave ka qenë me dy kuptime. Në fakt, partia opozitare e ka mirëpritur atë, por e sheh si një vendim politik të Brukselit dhe jo falë progresit të bërë nga vendi.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?