Ditën e djeshme u nda nga jeta Sadije Agolli, e veja e shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli. Ajo u shua në moshën 76-vjeçare. Në shkurt të dy viteve më parë u shua edhe shkrimtari i madh, në moshën 85-vjeçare. Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Sadije Agollit. "Sadie Agolli ishte hija, shoqja, e dashura, gruaja e Dritëroit dhe kur ai iku, ishte pak si për të shkuar përpara për të parë banesën tjetër, ku Sadia i është bashkuar tanimë pas një ndarjeje që e ktheu në hije që kishte humbur dritën. Lamtumirë Sadie".
Ndërsa kryetari i PD-së, Lulzim Basha thotë se Sadija është shembulli më kuptimplotë i thënies se pas çdo burri të madh, qëndron gjithmonë një grua e madhe. "Mësova me hidhërim të madh ndarjen nga jeta të Sadije Agollit, bashkëshortes së shkrimtarit të madh të letrave shqipe, Dritëro Agolli. Një gazetare dhe poete e njohur, kjo bijë e Shkodrës ishte bashkëudhëtarja për mbi 5 dekada e krijimtarisë magjepsëse të Dritëroit. Sadija është shembulli më kuptimplotë i thënies se pas çdo burri të madh, qëndron gjithmonë një grua e madhe.
Jam i sigurtë se çdo lexues i poezive magjepsëse të Dritëroit, teksa ju kthehet atyre, do të kujtojë edhe gazetaren që ka qenë lexuesja dhe kritikja e parë e atyre rreshtave. Duke ju gjendur pranë Elonës dhe Artanit, i bindur se kujtimi i një lidhjeje të madhe mes intelektualësh dhe i kujtimeve që ata lanë, i bashkohem amanetit që Sadija dhe Dritëroi lanë, që të përcillen jo me vaj por “me dinjitet, ashtu siç jetoi Dritëroi e jetuam deri tani”. U prehtë në paqe!".
Aman o Basha mos me thuaj qe ke lexuar ndonje poezi te Dritero Agollit. Jam e sigurt qe ske lexuar, se po te kishe lexuar qofte edhe nje liber te vetem artistik do dije te lidhje dy fjale. Sadija u prehte ne paqe prane shpirtit te saj binjak.
Përgjigju