"Shqipëria në punë"! Ky është slogani që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar sot në takim me drejtuesit e Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri. Sipas tij, “Shqipëria në punë” nuk është thjesht një moto, por një platformë reale.
"Me planin tonë ekonomik do të sprapsim krizën “Rama” dhe do mund të hapim vende të reja pune, të fuqizojmë ekonominë dhe të rrisim mirëqenien e shqiptarëve", deklaroi Lulzim Basha.
Basha thotë se kur Partia Demokratike të vijë në pushtet do të kthejë besimin tek ekonomia dhe do të nxisë punësimin si emergjencë kombëtare. Ndërsa theksoi se prioritet do të jenë investimet e huaja.
"Për këtë arsye, krijimi i lehtësirave dhe kushteve për të thithur sa më shumë investime të huaja, që hapin vende pune, është prioriteti ynë strategjik. I sigurova përfaqësuesit e Shoqatës së Investitorëve të Huaj se në qeverisjen e ardhshme thithja e investimeve të huaja do të jetë prioritet strategjik, krahas mbështetjes së biznesit e prodhimit vendas. Reformat që ne do të ndërmarrim do të çmontojnë konkurencën e pandershme, do të eliminojnë burokracitë e tepërta dhe do të luftojnë korrupsionin. Do t’i japim fund ndryshimit të papritur dhe të pakonsultuar të rregullave, duke kthyer sigurinë juridike. Politika transparente dhe afatgjatë për taksat dhe hapja e lojës duke çmontuar monopolet dhe trajtimet preferenciale do të garantojnë konkurencë të ndershme në vend të klientelizmit korruptiv të qeverisë", tha Basha.
Basha tha se kur të vijë në pushtet do të heqë taksën e sheshtë 9%, heqjen e taksës “Rama” mbi karburantin, eliminimi i lejeve, licencave dhe autorizimeve që sipas tij pengojnë konkurrencën e lirë.
Komente

Ik mo bej cicin kur u be dhe luli mafishja te na fus ne pun te gjitheve....ore bravo me ty jemi urrrra
Përgjigjukur te vin zgjedhjet mos e ben sloganin,shqiperia ne gjume
PërgjigjuCfare ironie, ky qe ka lene pa pune veten dhe gjithe opoziten me vendime idioteske, reklamon Shqiperine ne pune!
Përgjigju