Lulzim Basha dhe Robet Budina

Basha shpërblen organizatorët e protestave për teatrin, Robert Budina dhe Taulanda Jupi futen në listë për deputet

9 Tetor 2020, 12:36| Përditesimi: 9 Tetor 2020, 12:40

  • Share

Përpjekjet për të bllokuar ndërtimin e teatrit të ri duke shfrytëzuar artistët, është shpërblyer më së miri për organizatorët e këtyre protestave. Në listat e emrave që garojnë për të qenë kandidatë për deputetë të PD në parlamentin e ardhshëm, janë edhe dy prej organizatorëve të protestave te teatri, Robert Budina dhe Taulanda Jupi, të njohur si kryesia e Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Teatrit.

Shfrytëzimi që ata I bënë protestës për teatrin duke e kthyer në politike solli edhe braktisjen e tyre nga komuniteti I artistëve.

Madje edhe mes organizatorëve pati përçarje, ku avokatja e njohur Mirela Cela Jorgo do distancohej duke i akuzuar vëllezërit Edmond dhe Robert Budina si militantë të Partisë Demokratike që shfrytëzuan kauzën e Teatrit Kombëtar për të synuar integrimin në politikë.

E njohur si një prej aktivisteve më rezistente ndaj kauzës së teatrit, juristja e cilësoi veprimtarinë e vëllezërve si aktrim dhe asgjë më shumë.

“Dmth vëllezerit Budina mashtruan 2 vjet e gjysëm tek mikrofoni i sheshit te teatrit se nuk donin karriere politike me protesten .E ju jeni kokrrat e legenave.po vetëm të jenë budallenjë shqiptarët dhe militantët e pd t’ju besojne juve, o budina.Aktruat 2 vjet e gjysëm në atë shesh me fjalime patetike.Po si mund te jeni te besueshëm kur shfrytezuat nje kauz aq qytetare.Si nuk ju vjen turp”, nënvizon ajo.

Më tej Cela shton se "jo vetëm që paska patur te drejtë Rama dhe Veliaj qe thoshin se këta jane per interesat e tyre.. Po çfare kusuri kishim ne që e donim me zemër atë kauz”, shkruan juristja.

Komento

Komente

  • Iris: 10/10/2020 01:17

    Ketu nuk ka asgje te jashtezakonshme dhe as gje te keqe,vellezerit Budina kane qene gjithemone me PD,kurse Edmondi ka qene nje nga Dhjetoristet dhe themeluesit e PD.Ngateresa e PD me teatrin ,pastaj eshte ceshtje tjeter,dhe nuk eshte as hera e pare, as e fundit, qe partite duan te nxjerrin perfitim politik, nga ceshtje te ndjeshme ne dukje,por jo me rendesi apo lidhje direct me politiken e castit.

    Përgjigju
  • Ehhuuu: 09/10/2020 16:10

    Po ky budina sikur shtetas italian, ca kerkon ketej

    Përgjigju
  • Noku: 09/10/2020 15:16

    Po a ka njeri me mend ne koke qe te votoje keta lapanjozqe medemek njeri aktron shemtuar ne presidence e tjetri ne PD.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 09/10/2020 15:00

    O Bashe po ket temin kur do e shperblesh?

    Përgjigju
  • Berti: 09/10/2020 13:24

    Ufff.... ja hudhi b.... urime

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?