Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të diplomatit dhe publicistit të njohur, Shaban Murati.
Në një postim në Facebook, Basha e ka cilësuar Muratin si një figurë të spikatur në diplomaci dhe një mbrojtës të palodhur të interesave kombëtare. Ai shprehet se vepra e tij do të mbetet një trashëgimi e rëndësishme për të gjithë ata që i shërbejnë Shqipërisë.
"Lamtumirë Shaban Murati, diplomat i spikatur, publicist i dalluar dhe studiues i palodhur, një zë unik në mbrojtje dhe promovimin e vlerave dhe interesave të kombit shqiptar. Vepra e tij e pasur do të mbetet një gjurmë e pashlyeshme për atdhedashësit dhe diplomatët e shumtë që udhëhoqi me përkushtim për t’i shërbyer Shqipërisë.
Largimi në amshim i Shaban Muratit është një dhimbje e pangushëllueshme për familjen dhe një moment trishtimi për të gjithë patriotët. I gjendem pranë me mendimet dhe lutjet e mia familjarëve dhe miqve të tij në këtë moment të vështirë! U prehtë në paqe", shkruan Basha.
Lajmi kryesor:
Ndarja nga jeta e Shaban Muratit, presidenti Begaj: Dhimbje për mikun tim, la pas vepra të rralla për ne!
SI.E./ReportTv.al