Rama prezantoi ‘Task Forcën’/ Basha: E ka mendjen te koncesionet! Përgjegjës për kolapsin në shëndetësi

20 Tetor 2020, 13:22| Përditesimi: 20 Tetor 2020, 15:33

  • Share

TIRANË- Pasi kryeministri Rama prezantoi  ‘Task Forcën’ pro shëndetit për monitorimin e mbajtjes së maskave, kryedemokrati Lulzim Basha akuzoi qeverinë  se ka çuar në kolaps shëndetësinë. Sipas Bashës ndërkohë që viktimat rriten, qeveria mendon për koncesione korruptive. Zgjidhja sipas tij vjen nga rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për mjekimin anti COVID, si dhe mbështetja financiare e mjekëve dhe infermierëve.

"Papërgjegjshmëria kriminale e Edi Ramës, ka çuar në kolaps shëndetësinë, ka dëbuar mjekët, ka lënë shqiptarët në mëshirë të fatit.  Zgjidhja emergjente është rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID-19, mbështetja financiare e mjekëve dhe infermierëve dhe shtimi i numrit të tyre.

Çdo lek duhet të shkojë për shqiptarët dhe jo në xhepat e pushtetarëve", shkruan Basha.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?