Akuzat për vilat dhe 'pazari' në Sharrë/ Basha-Veliajt: Gënjeshtar, të hënën dorëzoj padinë e tretë! Meta bën rolin e tij, koncesionet e paligjshme do anulohen e përgjegjësit do shkojnë në burg

17 Tetor 2020, 12:13| Përditesimi: 17 Tetor 2020, 15:25

  • Share

TIRANË- Kreu i PD Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për shtyp me gazetarët, një rutinë tashmë e përditshme e tij, ku përsërit të njëjtat kërkesa për qeverinë pasi sipas tij gjendja ekonomike dhe e pandemisë po përkeqësohet.

Gjatë komunikimit me gazetarët Basha, nuk ka ndalur akuzat për inceneratorët, duke thënë se pas 25 prillit, për aferat të cilat i quan korruptive do të ketë përgjegjës që edhe mund të jenë në burg. Këtu shton se koncesionet e paligjshme do të anulohen. Sa i përket atij të Elbasanit edhe pse Enea Murataj, drejtuesi i Impiantit të Përpunimit të Mbetjeve të Elbasanit ka sqaruar se inceneratori i Elbasanit punon që prej vitit 2016 dhe prodhon energji që injektohet në rrjet, Basha ka ngulur këmbë duke u shprehur se edhe nëse prodhon sado pak energji, sipas tij ai nuk punon.

Sakaq ai i përgjigjet kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj lidhur me inceneratorin e Sharrës, i cili tha se halli i Bashës është pazari i prishur me kompaninë që do menaxhonte plehrat në kohën e tij, e cila do i kushtonte qytetarëve shumë herë më shtrenjtë. Më tej reagon dhe për akuzat se "nuk ka folur më për oligarkët pasi ka marrë 4 vila, dy në Lalëz dhe dy në kompleksin Rolling Hills në periferi të Tiranës", duke thënë se pas 2 padive të para do të denoncojë dhe një të tretë për Veliajn, këtë të hënë. 

Për qëndrimin e presidentit Ilir Meta për krizën politike dhe akuzat e mazhorancës se ai po bën rolin e kreut të opozitës, Basha nuk i quan të vërteta, duke thënë se presidenti po bën detyrën e tij.

Ora 13:11
Kur do dalin emrat e drejtuesve të qarqeve të PD? Basha: Tani për tani kam detyrë të gris propagandën e qeverisë

Kreu i PD Lulzim Basha ka deklaruar se detyra e ti jështë të grisë propagandës që sipsa tij bën qeveria.

Ndërsa për emrat e drejtuesëve politikë të PD në qarqe tha se momentalisht strukturat e PD janë në angazhim maksimal dhe se hapi tjetër do të hidhet në vazhdim.

"Puna në terren nuk ka ndaluar për asnjë sekondë të vetme dhe cdo hap që do të hidhet do të jetë publik dhe transparent. Në cdo bashki e qark të Shqipërisë sot PD dhe drejtuesit e saj janë në një ritëm 100%. Pra, janë në një angazhim maksimal dhe ky është një realitet që ka nisur prej qershorit. E sigurisht që do të vazhdojë me të gjithë hapat, duke përfshirë dhe drejtuesit e qarqeve, me të gjitha strukturat që do të angazhohen maksimalisht", tha ai.

Ora 12:57
Basha: Meta është në rolin e tij, vetëm nëse unë do isha bërë president! Beteja jonë për standardet zgjedhore e përditshme

Kreu i PD Lulzim Basha është pyetur në lidhje me qëndrimin e presidentit Ilir Meta për krizën politike dhe akuzat e mazhorancës se ai po bën rolin e kreut të opozitës. Sipas tij Meta po bën detyrën e presidentit dhe jo atë të kryeopozitarit.

 “Vetëm nëse mendoni se unë kam marrë përsipër rolin e presidentit të Republikës. Ai është në rolin e tij. Beteja jonë për standardet zgjedhore ka qenë betejë e përditshme dhe do të jetë, ndaj nuk mund t’i vendoset krizës shëndetësore dhe ekonomike që po bëjnë kërrdinë në xhepat e shqiptarëve. Përpara kemi një grup të strukturuar kriminal që po e lë me qëllim pandeminë të përparojë, krizën, të cilat do të shërbenin për të forcuar shëndetësinë, pasi i duan t’i vjedhin dhe t’i gllabërojnë. Këto janë llogaritë e grupit të strukturat të Ramës. Pse duhet Rama t’i paguaj një pensioni 100 mijë lekë për 6 muaj, apo një të papuni?! Kjo është llogaria e Edi Ramës, që ta çojë gjendjen sa më keq, që të shpërndajë ndihma me pikatore. Ato lekë i do që të blejë dinjitetin e shqiptarëve. Është një kolaps, një vend pa institucione, republike pa institucione. Fati i shqiptarëve ka mbetur në dorën e një bande hajdutësh. Ditë për ditë përdridhen dhe i grabisin popullit miliona euro.”, pohoi ai.

Ora 12:35
Akuzat e Veliajt se 'se s'ka folur më për oligarkët pasi ka marrë 4 vila', Basha: Gënjeshtar! Të hënën dorëzoj padinë e tretë për të! Do i gjurmojmë kudo ku i kanë futur paratë

Kreu demokrat Lulzim Basha i përgjigjet kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj lidhur me inceneratorin e Sharrës, dhe se "nuk ka folur më për oligarkët pasi ka marrë 4 vila, dy në Lalëz dhe dy në kompleksin Rolling Hills në periferi të Tiranës", duke thënë se pas 2 padive të para do të dorëzojë dhe një të tretë për Veliajn.

"Për të 3 gënjeshtrat e vemjes që bëhen për të tërheqjenur vëmendjen nga aferat ku është kapur ai dhe shefi i tij është dorëzuar padi. Të hënën dorëzohet padia tjetër sa i përket inceneratorëve. Ky është studim i BB dhe Bashkisë Tiranë që bënte të mundur që kontenierët të futeshin në tokë brenda një viti dhe trajtimi në Sharrë të bëhej për 12 euro nga 29 euro që bën ky hajduti. Këto fakte do merren nga hetimet. Çfarë çmimesh kishte përgatitur BB dhe me çfarë çmimesh po i bëjnë këta. Skanë për të shpëtuar me gënjeshtra. Shumë shpejt do përballet në prokurori dhe në gjykatë me fakte të patjetërsueshme. Ky studim që u bllokua nga Rama dhe Veliaj po të vihej në punë qytetarët do kishin një shërbim tjetër .

Nga 12 e çuan në 29 euro. Ky projekt u bllokua. Ata ia dhanë një njeriu pa asnjë përvojë në trajtimin e mbetjeve, ku janë këto para sepse Tirana është e mbushur me plehra. Ku janë paratë? Sado të hidhet Rama të vërtetën nuk e fshehin dot. ato para do të gjenden. Për këtë iu garantoj, ka agjenci të specilizuara që do ti gjurmojnë në çdo veprimtari korruptive të kullat ku janë derdhur paratë e korrupsionit të Erion Veliajt. Do i gjurmojnë kudo ku i kanë dhe ku i kanë futur. Sdo jetë vetëm 25 prilli. Do ketë një ditë të përgjejgësisë penale. Akuzat, 2 padi i ka të depozituara e 3 të hënën", tha Basha.

Ora 12:27
Basha s'ndal akuzat për inceneratorët: Afera të pastra mafioze, nesër do të jenë dhe në burg! I Elbasanit nuk punon, sado pak energji prodhon

Kreu i PD Lulzim Basha nuk ka ndalur akuzat për inceneratorët, duke thënë se pas 25 prillit, për aferat të cilat i quan korruptive do të ketë përgjegjës që edhe mund të jenë në burg.

Sa i përket inceneratorit të Elbasanit edhe pse Enea Murataj, drejtuesi i Impiantit të Përpunimit të Mbetjeve të Elbasanit ka sqaruar se inceneratori i Elbasanit punon që prej vitit 2016 dhe prodhon energji që injektohet në rrjet, ndryshe nga sa pretendon Partia Demokratike, Basha ka ngulur këmbë duke u shprehur se edhe nëse prodhon sado pak energji ai nuk punon.

"Çdo kontratë e inceneratorëve e lidhur në kushtet e korrupsionit është e pavlefshme. Brenda javës së ardhshme do ta shpalosim këtë plan.

Të gjithë në këtë  aferë *inceneratori i Elbasanit" mbase do të jenë dhe të dënuar nesër. E kapi gazetari me presh në duar Ramën kur i tha se energji ke punuar me këtë. Inceneratori i Elbasanit, si i Fierit janë afera të pastra mafioze. I Elbasanit nuk punon, sado pak energji prodhon ai nuk punon. Kanë marrë 75 milion euro të shqiptarëve dhe ia kanë dhënë një neriu të vetëm. PD nuk ia mbyll dot gojën. Pas 25 prillit të gjithë do të jenë nën akuzë.

Është e qartë se përpara kemi një grup të strukturuar kriminal që po e le me qëllim krizën të përparojë. Këto para që shërbejnë për të forcuar shëndetësinë, i vjedh. Këto janë llogari të grupit të strukturuar të Ramës. Pse ti paguaj 20 mijë lekë çdo pensionisti. Llogaria e Ramës ta çojë gjendjen sa më keq. Lekët e koncensionarve do ti përdorë për të blerë votat e qytetarëve. Kjo e bën ate  një kriminel në raport me shëndetin, ekonominë dhe jetën  e njerëzve. është kolaps, një vend pa institucione. Vendi ka mbetur në  dorë të një bande që përditë po mbrojnë afera si ato që kemi denoncuar, duke i grabitur popullit miliona euro. Grup i struktutuar kriminal. E dinë fare mirë se çfarë i pret pas 25 prillit", tha Basha.

Ora 12:14
Basha: 1 në 3 shqiptarë nuk siguron dot ushqim mjaftueshëm! Numri i rasteve është shtuar, i testimeve ka rënë

Kreu i PD Lulzim Basha do të dalë në një konferencë për shtyp me gazetarët, një rutinë tashmë e përditshme e tij, ku përsërit të njëjtat kërkesa.

"Jam para medias për të përsëritur thirrjen që shqiptarët të marrin ndihmën që meritojnë nga taksat që i kanë paguar.

2 krizat janë shëndetësore dhe ekonomike. Kam marrë me qëindra mesazhe këto ditë nga qytetarët të cilët thonë çlodhesh ai ska bërë gjë për 7 vite e sdo bëjë në këto pak muaj. dua tu them qytetarëve sdo lodhem se situata po përkeqësohet çdo ditë. Nuk do lodhem duke përsëritur kërkesën se shteti shqiptar tu kthejë paratë e taksave të tyre, në formën që po marrin qytetarët e vendeve të tjera.

Qindra qytetarë se bëjnë dot testin e  Covid edhe pse kanë nevojë të tjerë skanë mundësi financiare. 1 në 3 shqiptarë nuk siguron dot ushqim të mjaftueshëm. Situata është rënduar tani që e dimë që qindra kryefamiljarë kanë humbur vendin e punës. Bizneset në prag falimentimi. Sdo lodhem së përsërituri që shteti shqiptar të kryejë detyrimin ndaj taksapaguesëve dhe të vërë në lëvizje fondet.

Mbështetje e sistemit shëndetësor, shqipëria me vendin më të ulët në europë. Paratë janë por vidhen në vend që të shkojnë për teste. numri i rasteve është shtuar dhe numri i testimeve ka rënë. Krim. 2. rimbursim për pacientët që trajtohen në shtëpi", tha Basha.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatosi-kosove: 18/10/2020 12:24

    Ky vrases edhe burgun Haram e ka sepse duhet ta ushqejne shqiptaret,ah sikur ta kishim sot Enver Hoxhen gjalle ai kishte ditur se si te punon me kete kriminel, kuptohet nese nuk do tishte ber xhelat si ate kohe sali berisha,ky eshte nje fundrrine qe as millosheviqi sdo kishte ditur ta "prodhon" me te ndyre dhe me kriminel,me nje fjale gjakpirs.

    Përgjigju
  • emigranti: 18/10/2020 00:38

    AMAN O EDI RAMA A KE MUNDESI TE NA BESH INCENERATORE NE CDO QYTET TE MADH,,SHKODER,,KUKES,,VLORE,,KORCE,,SARANDE,,DURRES,,ETJ,,ME INCENERATORE PUNOJNE EUROPA DHE AMERIKA,,,BRAVO EDI RAMA DHE SHPEJTO PUNEN PER TE BERE KETA INCENERATORE NE TE GJITHE SHQIPERINE.....

    Përgjigju
  • Socialisti: 17/10/2020 16:56

    Po ti deri dje shaje meten nuk ben kualicion kurre me lsi o plere e m....ti je kryetari me kot qe ka opozita ndonjehere ske per tu bere kurre kryeminister pusht i pushtave

    Përgjigju
    • politikani: 18/10/2020 12:44

      po rri dhe ti mos ngacmo plaget e vjetra.ata qe besojne kete legen shal njgjitur nuk kujtojne me cfar ishte sufllaqja qe i dha mbreme ky e jo me te kojtojne cfar ka thene ky debili para 4-5 vjetesh....ai nuk e kujton per vete por ky esht muhabet tjeter

  • BBC: 17/10/2020 16:28

    Ik o b@th@ir kronik se je bere si barku qe te polli, Saleh Felliqesire Junior

    Përgjigju
  • Nje demokratas qe kurre nuk pa demokraci tek PD-ja: 17/10/2020 16:04

    Aferat korruptive i ke mal. Bej denoncime sa te duash, ato nuk do fshijne te kaluaren tende te perlyer.

    Përgjigju
    • patrioti: 18/10/2020 12:46

      po ato te ketij derdimeni pa moral e karakter nuk quhen....kshu funksionon puna e tyre(qesh tu shkruajt truri i tyre ne vend te punes por e di qe nuk e kane e desh me shpetoi)

  • Eri: 17/10/2020 15:29

    Kujt I thote media ky vrases dhe hajdut? Çim Pekes,Armand Shkullakut,Brahimk**t,Fevziut Bushatit Zhejit Qorrit Lubonja,Andi Krastes.Fahri spiunit apo edhe shume te tjere si keto kazane te nxire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?