'Basha sot u çlirua', gazetari në 'Repolitix': Ka shpëtuar, prandaj qeshte pasi humbi vulën

11 Qershor, 21:35| Përditesimi: 11 Qershor, 21:48

  • Share

Gazetari Flogert Muça duke komentuar në Repolitix kalimin e vulës në duart e Berishës, u shpreh se tashmë Basha është i lehtësuar nga përgjegjësia dhe prandaj ishte i qeshur.

'Basha sot është çliruar. Ka shpëtuar. E imagjino dot të merret vulën dhe logën dhe të shkonte në zgjehdje dhe të dilte apo jo deputet. Kush ka humbur ndonjëherë përballë Bashës? Kur ka fituar Basha ndonjë herë? Lulzim Basha, e kemi thënë, që PD defacto ishte e Sali Berishës. Në këtë kuptim nuk ka asnjë surprizë. Nuk e di anën ligjore. Për Bashën sot ishte lajm i mirë. Ka shpëtuar. Paradoksi, ndërkohë që Basha ishte i gëzuar, Sali Berisha nuk është i gëzuar që ka marrë vulën. Për Berishëns vula është dënimi i tij, sepse i bie alibia.'


Lajmi kryesor:

Vendimi për vulën e PD-së/ Meçaj në Repolitix: Basha e kreu misionin, e shpalli liderin e opozitës! Avokati: Berisha thotë hajdeni me ne, por nuk lëshon karrigen


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?