Basha spot kundër qeverisë, Rama e kthen kundër tij duke ironizuar: Luli s’është për punë, por për gjumë është i pari (VIDEO)

21 Janar 2021, 15:15| Përditesimi: 21 Janar 2021, 15:19

  • Share

Spotin kundër Edi Ramës se në 7 vite nuk ka bërë asgjë, duket se i ka shërbyer për humor dhe ironi kryeministrit e cili e ka pasuruar duke shtuar në fund se 'Luli nuk është për punë por për gjumë është i pari'.

Lulzim Basha ka pyetur qytetarët se çfarë do të bënin në rast se do të kishin një punonjës që për 7 vite nuk ka bërë asnjë punë. Të gjithë qytetarët u përgjigjën se ata do ta pushonin menjëherë nga puna.

Por Rama e ka përdorur këtë me ironi duke shtuar një qytetar i cili thotë se “Për Lulin Tirana nuk priti 7-8 vite që të na ikte si kryetar bashkie, por e hoqi për katër vjet. Se për punë nuk është ai, për gjumë është i pari ai.”

Rama shkruan se “Këtë spot e ka publikuar Lulëzim Basha dhe postohet me kënaqësi ndaj kërkesës së një grupi ndjekësish të kësaj faqeje”duke e kthyer atë kundër tij dhe faktin ku të gjithë e akuzojnë se fle gjumë dhe nuk bën asnjë punë.

Komento

Komente

  • zeqo: 22/01/2021 07:23

    po sikur te kishit nje kurvar si rama e ben ahmetaj do ta mbanit?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?