Basha takim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Deputetëve! Ruli: Hapje e PD! Mustafaj: Shpresoj të dal i paturpëruar

4 Gusht 2020, 12:29| Përditesimi: 4 Gusht 2020, 15:05

  • Share

Një ditë pasi u zgjodhën anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për deputetë, kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar një takim me Bujar Nishani, Genc Ruli, Besnik Mustafaj, Enriketa Papa dhe Mark Marku. Takimi që ka zgjatur për rreth 90 minuta, ka pasur në fokus punë  e këtij komisioni dhe kriteret e vlerësimit të emrave të propozuara për kandidatë, ku do të përcaktojnë dhe listën e kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme.

Pas takimit, Genc Ruli e konsideroi ngritjen e këtij komisioni një hapje dhe pjekuri të partisë. Në një deklaratë për mediat, Ruli tha se "ky proces është një politikë e hapjes, unë jam njeri që kam pasur qëndrime kritike ndaj lidershipit për shkak se i gjykoja ndryshe si duheshin zhvilluar proceset në atë kohë. Kjo është një shenjë e pjekurisë dhe mendje-hapjes së partisë sot. Unë kam qenë disa herë kritik ndaj lidershipit të PD, vlerësimi ynë kur ka qenë i ndryshëm e kam thënë dhe i kam qëndruar mendimit tim".

Edhe për Besnik Mustafajn ky komision është një risi politike në këto 30 vite demokraci. Ai tha se propozimet e demokratëve janë serioze dhe ka prurje të jashtëzakonshme. Mustafaj tha se shpreson që në fund të këtij procesi, të dal i paturpëruar, sepse është detyra më e vështirë, më delikate dhe më komplekse që ka marrë ndonjëherë përsipër.

"Nuk jam zëdhënësi i Komisionit, por mund të them përshtypjet e mia personale të cilat janë shumë optimiste. Është një proces i ri, i panjohur në historinë politike të Shqipërisë së këtyre 30 viteve. Unë konstatova se ka një prurje jashtëzakonisht të pasur, çka tregon se propozimet e demokratëve në të gjithë Shqipërinë kanë qenë serioze. Ne jemi seriozisht të angazhuar për të zgjedhur vlerat më të mira të këtij kontigjenti që përbëjnë burime njerëzore të mëdha, jo vetëm për Partinë Demokratike, por edhe për Shqipërinë. Gjërat janë në vazhdim, unë shpresoj që, në fund të këtij procesi, të dal i paturpëruar, sepse është detyra më e vështirë, më delikate dhe më komplekse që kam marrë ndonjëherë përsipër" tha Mustafaj.

Basha, teksa shprehu mbështetjen në punë  e komisionit, tha se PD në zgjedhjet e ardhshme do të përfaqësohet nga elita politike, akademike dhe publike. Ai shprehu besimin se Komisioni i Vlerësimit është faza e parë e seleksionimit të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme dhe do cilësohet si epoka e demokratizimit të partive politike.

"PD do të përfaqësohet në përballjen e ardhshme elektorale nga elita e saj politike, si dhe nga personalitete të shquara të jetës akademike dhe publike. Nisja e punës nga Komisioni i Vlerësimit të kandidaturave është vetëm faza e parë e seleksionimit të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme. Ky është momenti të shpreh mirënjohjen për çdo anëtar të Partisë Demokratike, që kontribuoi në këtë proces të propozimit të kandidatëve, duke evidentuar më të mirët e më të mirëve, të cilët përbëjnë një korpus të rëndësishëm për administrimin e qeverisjes që shqiptarët do t’i besojnë PD-së dhe aleatëve të saj. Përzgjedhja e kandidaturave për zgjedhjet e ardhshme do të jetë epoka e re në demokratizimin e partive politike shqiptare. Modeli ynë, ku zëri i anëtarësisë dëgjohet në përzgjedhjen e përfaqësuesve në parlamentin e ardhshëm dhe drejtuesve në nivel vendor dhe qendror, do të jetë dhe modeli për qeverisjen e ardhshme, ku zëri i qytetarëve do të jetë parësor në vendimmarrjet për Shqipërinë, për shqiptarët, për zhvillim dhe punësim, si prioritet kryesor i imi dhe i PD", tha Basha.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • edi: 05/08/2020 21:42

    Tani problem eshte ceshtje nderi Gjithmone keni qene te ndershem si naten dhe diten Sot keni nje Avantazh JENI QEPUR ME SHAP SO JENI TE VIRGJERUAR, YXHYM TEORICIENET ME SLOGAN PER DEMOCRACY

    Përgjigju
  • edi: 04/08/2020 16:30

    A doni Rulin or parate qe beri me korrupsion ai. Keni gjetur bishtin e gomarit Nuk ju ndate hajduteve te Popullit Kaluan 30 vite thoni jemi te VIRGJER NGA GOJA B*THA OR TE DYJA .Ju duheni futur brenda SPAK eshte afer Harrojeni Qeverine o dhelprat e qenefit demokrat

    Përgjigju
  • Tirona: 04/08/2020 14:44

    Nese doni te dilni te pa turperuar gjurmoni neper Bote , se vone nuk eshte, dhe sillni intelektuale qe kane bere karriere dhe po drejtojne kompani te fuqishme, se me eksperiencen e Tyre dhe me mbeshtetjen e ketyre kompanive te fuqishme Shqiperia do te mund t'ja dali qe te rimekembe ekonomine e vendit dhe te rrisi mireqenjen ekonomike dhe sociale te njerezve. Me kandidatet qe perzgjidhen ne Shqiperi (si nga PD apo PS )nuk do te behemi asnjehere te hajrit , sepse Ata nuk kane eksperiencen e duhur, e vetmja eksperience e tyre eshte mbeshtetja qe i japin grupet kriminale.Mos prisni qe kompanite e huaja te fuqishme te investojne ne shqiperi nese nuk kane njerezit e tyre brenda shtetit shqiptar qe do tju besojne investimeve te tyre.

    Përgjigju
  • robi: 04/08/2020 14:33

    Te kam rixha o Rrulo mos ma le jashte liste garipin e shpellareve te unazes Klevis krricin e Faros qe per 1 vit u beri zbor qytetareve te Tiranes me bllokimin e rruges.

    Përgjigju
  • Kopi2: 04/08/2020 14:18

    Dhe ne 2005-n mblodhet boll djem e vajza te mira, po te gjithe u larguan se Ju nuk doni njerez te ndershem e punetore, Ju doni te beni pallatet tuaja me te larta se te ketyre qe jane sot, prandaj nuk vlen per asgje...

    Përgjigju
  • Miku: 04/08/2020 13:25

    Ah more besnik ctu desh ty ky sport..eshte i rende per ty...do turperohesh keq me vjen...dhe rend bile...me rend se me par...pervec 92 - nuk kini fituar kureeee..

    Përgjigju
  • Tralala zura nje gale.: 04/08/2020 13:11

    Me Genc Rulin e Besnik Mustafain qe ka perxgjedhur Basha per kandidatet e PD per deputete Rama e ka ne xhep fitoren edhe per 4 vjet te tjera.

    Përgjigju
    • Tosi: 04/08/2020 17:22

      Une mendoj qe ne liste duhet te futet dhe Desada per kontributin e madh qe ka dhene ne ministrine e jashtme kur drejtonte Besniku.

  • demokrati: 04/08/2020 12:45

    Pirdh o ruli pirdh, u ktheve si djali plagprishes tek ata qe te pasuruan dhe te debuan, mire ke bere, kur gjen shesh bej pershesh merr edhe nja garuzhde te madhe ta hash sa me shume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?