Politikë

Basha takim me biznese në Shkodër: Jeni shpresa për ta nxjerrë vendin nga kriza, jo lopa për t’u mjel për xhepat e korruptuar të zyrtarëve

5 Prill 2021, 15:45| Përditesimi: 5 Prill 2021, 16:14

  • Share

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i pranishëm në një takim me biznese të përpunimit të drurit në Shkodër, tha se, sipas tij, ky qytet dhe Shqipëria, janë në një krizë të thellë ekonomike.

Ai e vuri theksin te plani ekonomik i PD-së, duke thënë se nuk është një program mrekullish, por një zgjidhje konkrete e problemeve të biznesit.

Basha tha se bizneset janë rruga për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike dhe jo “ lopa për t’u mjel për xhepat e korruptuar të zyrtarëve".

“Shqipëria dhe Shkodra janë në një krizë të thellë ekonomikë. Shkodra e ka përjetuar më së shumti, pasi ka përjetuar edhe një diskriminim politik. Pyetja e 25 prillit është fare e qartë. Çfarë do të ndodhë nëse nuk do ketë asnjë ndryshim? Sigurisht që gjendje do të bëhet keq e më keq. Prandaj zgjedhja është fre e qartë më 25 prill, të vazhdosh në këtë rrugë, do të thotë të shkosh me këmbët etua, me sy mbyllur drejt greminës. Duhet ndryshuar sa më parë. Dëshirën për ndryshim unë e dëgjoj kudo, çdo ditë. Në bazë të halleve dhe problemeve, vështirësive që ka pasur biznesi këto tetë vite, kemi hartuar një program me zgjidhje konkrete. Nuk është një program mrekullish, një program premtimesh, sepse ju jeni ngop me premtime të pa mbajtura. Programi ynë synon ta bëjë Shqipërinë konkurruese, si brenda për brenda, ashtu edhe jashtë. Taksa e sheshtë, ulja e çmimit të naftës. Me lekët që do mbeten në xhepat tuaj, ju do të jeni në gjendje të investoni, të hapni vende të reja pune, të rrisni prodhimin dhe t’i përgjigjeni edhe kërkesës për paga më të mira ndaj punonjësve.

Ai akuzoi qeverinë se gjatë këtyre tetë viteve nuk ka bërë asgjë për biznesin, ndërsa tha se nëse ata marrin edhe një mandat të tretë “do ta bëjnë Shqipërinë më keq se Bangladeshi”.

“Gjatë këtyre tetë viteve, qeveria nuk ka menduar për asgjë. Tani duke e parë që biznesi nuk ka as lekë për t’ju dhënë, futen si partnerë, marrin pjesë të biznesit. Kjo është shkalla më e lartë e korrupsiomnit, kur qeveritarët e konsiderojnë veten pronarë të biznesit tuaj. Ju kanë hipur mbi shpinë. Nuk ndodh kështu në asnjë vend tjetër. Ju jeni shpresa për ta nxjerrë vendin nga kriza dhe jo lopa për t’u mjel për xhepat e qeveritarëve. Ai thotë që po na votuat mandatin e tretë, do sjelli punëtor nga Bangladeshi. Siç e thotë ai vetë, nuk keni parë gjë akoma, nëse ai fiton një mandat të tretë, do e bëjë Shqipërinë më keq se Bangladeshi. Mbylljani derën në fytyrë. Ne kemi planin, vendosmërinë dhe përvojën për të çuar anëtarësimin në BE deri në fund. Është garanci për mirëqenien dhe stabilitetin”, shtoi Basha.

Ora 16:38
Basha me të rinjtë në Shkodër: Prijini ndryshimit më 25 prill dhe do ju përgjigjemi me arsimim sipas pritshmërive të tuaja

I pranishëm në Shkodër në vijim të takimeve elektorale, kreu i PD-së, Lulzim Basha, marshoi me një grup të rinjsh pranë urës së lumit Buna, ndërsa i kërkoi atyre t’i “prijnë ndryshimit më 25 prill”.

I shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, Basha u premtoi të rinjve arsimim sipas pritshmërive të tyre, trajnime profesionale dhe ringjallje të ekonomisë e turizmit.

“Rrogat, pensionet kanë mbetur në vend, Janë rritur vetëm çmimet, kostot e jetesës dhe largimi i të rinjve. Me votën tuaj do ta zhbllokojmë këtë mekanizëm të ndryshkur dhe do sjellim ndryshimin. Për të hequr pengmarrjen e ekonomisë shqiptare duhet që më 25 prill, rinia e Shkodrës e gjithë Shqipërisë, t’i prijë ndryshimit me votën e tyre dhe ne do i përgjigjemi me arsimim sipas pritshmërive të tuaja, me kualifikim profesional dhe do t’ju përgjigjemi duke ngjallu re duke ndezur motorët e ekonomisë, turizmit. Është brezi juaj që do na japi energjinë që të arrimë objektivin më të madh, anëtarësimin në BE. Të bëjmë gjithçka që më 25 prill, çdo i ri, çdo e re, të jetë pjesë e ndryshimit me votë”, tha Basha.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?