Kryedemokrati Lulzim Basha vijon takimet e tij me biznesmenët ku këtë të enjte u ndal në qytetin e Durrësit në një nga fabrikat e prodhimit të letrës. Duke folur me sipërmarrësin Bardhyl Baltëza ai solli në fokus dhe njëherë premtimet që PD ka bërë për biznesin e madh. Ai ritheksoi dhe njëherë premtimin e taksës së sheshtë 9% teksa një ndër vendimet kryesore të qeverisë së re do jetë ulja e çmimit të naftës dhe energjisë elektrike.
"7 vjet krizë ekonomike janë rënduar për shkak të pandemisë dhe natyrisht për Durrësin janë rënduar edhe për shkak të tërmetit. Ka ardhur koha që të kemi një qeveri që të gjithë vëmendjen energjinë, financat, masat, planet strategjinë, t’ia kushtojë ekonomisë, t’ia kushtojë shëndetit shqiptarëve. Ndaj dua t’ju them që për mua dhe Partinë Demokratike, prioriteti numër një dhe leva numër një për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike është mbështetja e drejtpërdrejtë për sipërmarrjen e tij dhe në veçanti për sipërmarrjen prodhuese, duke bërë të mundur që prodhimet shqiptare të jenë konkurruese në tregun rajonal dhe në tregun europian.
Për këtë mbetemi të vendosur për atë platformë që e kemi diskutuar edhe më parë së bashku me kolegët tuaj, dhe të çmimit të naftës dhe të çmimit të energjisë konkurrent në rajon dhe jo më të lartin siç është sot, të taksës së sheshtë 9% sa i përket biznesit prodhues siç jeni ju. Kemi propozuar për këdo që është hequr nga puna, ti s’ke hequr njeri por të tjerët janë detyruar të heqin njerëz nga puna, t’u japim nga një 200 mijë lekë të vjetra në muaj me kushtin që t’i rimarrin në punë. Për kreditë që je i detyruar të marrësh, në qoftë se merr kredi për të paguar punëtorët gjithçka për sa i përket interesit paguhet nga shteti, pra do t’i marrësh me 0 interes" - tha Basha.
Ndërkohë sipërmarrësi, Bardhyl Balltëza ka shprehur vështirësitë e biznesit të tij në këtë situatë duke shprehur se janë rritur shumë kostoja fiktive.
“Dhe të paguash 12 lekë kilovatin e energjisë elektrike, ju merreni me mend kur të tjerët e paguajnë 5 cent. Të gjithë rajoni e paguan 5 cent, bile për disa rajone disa vende kanë dhe subvencionime. Na vjen keq për një gjë se duke na mbajtur në këtë gjendje nuk rrisim dot rrogat e punëtorëve, ky është problem kryesor në Shqipëri, domethënë nuk është vetëm problemi i imi kryesor. Ore nuk është problem që, hajde se paska njëri me paguar, problem është i rritjes së kostove fiktive atyre parave që harxhohen për kot se në fund, në fund të gjitha këto janë paratë e shqiptarëve të shtetit shqiptar edhe duhet të mundohemi t’i shpenzojmë në mënyrë të tillë që të jetë më efektivitet jo kot rrit për hiç gjë kot. Le të shpresojmë që do ndërrojë kjo filozofi e keqe që ekziston në Shqipëri, se nuk jam vetëm unë, ka njerëz të tjerë që punojnë jashtëzakonisht shumë dhe vështirë, por fatkeqësisht kemi dhe një të shkuar të keqe, dhe kjo është e ardhmja, kjo është puna, kjo është jeta", - u shpreh sipërmarrësi.
Nese nuk je i afte te drejtosh dhe te konkurosh te tjeret shite ose mbylle biznesin, mos rrini duke iu qare partive politike
PërgjigjuMos i harro edhe tete vjet para ketyre shtatave, qe ishin vjetet e kaosit,hajduterise dhe krimit me te ashper ekonomik q ishin vitete e varferimit te Shqiperise dhe shqiptareve,230miljon vetem ne Kalimash.Pa harruar vrasjet qe nga biznismeni Hoxha .Azem Hjadari, Gerdeci e 21 Janari e deri te Olldashi,si dhe tash po "shplohen"spiunimet kunder UCK dhe clirimtarve te Kosoves.
Përgjigju