Kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe drejtuesi i Portalit Studentor, Gevio Tabaku

Basha takim me drejtuesin e portalit studentor, përsërit pikat e programit të PD-së: Do anulojmë ligjin për arsimin e lartë sapo të vijmë në pushtet

18 Dhjetor 2020, 21:04| Përditesimi: 18 Dhjetor 2020, 22:36

  • Share

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim drejtuesin e Portalit Studentor, Gevio Tabaku në fokus të së cilit ka qenë arsimi, COVID-i, protestat dhe rinia.

Basha ka ripërsëritur premtimet e tij se me ardhjen e tij në pushtet do të anulojë ligjin për arsimin e lartë, teksa ka ripërsëritur edhe pikat në programin e PD-së, sa i takon arsimit.

Kryedemokrati tha se 100% e tarifës së studimit do mbulohet nga shteti për studentët nga familjet me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj; 50% e tarifës për studentët nga familje me të ardhura ndërmjet 640 mijë dhe 1,280 mijë lekë të vjetra në muaj

"Një bashkëbisedim krejt i veçantë me drejtuesin e Portalit Studentor, Gevio Tabaku rreth arsimit, pandemisë, protestave dhe çështjeve me interes për rininë.

 Qeveria jonë do të anulojë ligjin aktual të arsimit të lartë. Në ligjin e ri të arsimit, arsimi i lartë do ketë vëmendje maksimale, mbështetje financiare që asnjë i ri shqiptar mos të mbetet pa arsim për shkak të pamundësisë ekonomike.

Nga programi ynë për arsimim, veçova: 100% e tarifës së studimit e mbuluar nga shteti për studentët nga familjet me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj; 50% e tarifës për studentët nga familje me të ardhura ndërmjet 640 mijë dhe 1,280 mijë lekë të vjetra në muaj", tha Basha.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lulzim Basha (@lulzimbashapd)

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • korcari: 19/12/2020 12:33

    prit se do vish ne pushtet o lulush to do ikesh qe kete here se do shohim humbjen tende me kenaqesi se je rropqire njeri

    Përgjigju
  • Luli i vocerr: 19/12/2020 08:40

    Ti o Lulush do te vish ne pushtet ne 36 Gusht 2021

    Përgjigju
  • tosi: 19/12/2020 05:46

    Po kushtetuten do e rrezozh sa te vijsh ne pushtet o hunderr, le nam me kete shprehje, po tregohen barcoleta neper lokale me shprehjen tende. Ke thene diten e pare kur te vij ne pushtet do heq traun e pageses ne rrugen e kombit, diten e pare do heqesh taksat e bisnesit te vogel, diten e pare do anullosh ligjin per arsimin e larte, diten e pare do i besh pensionet 1000 euro, diten e pare do besh rrogen minimale 600 euro, diten e pare do besh rrogen e mjekeve 2000 euro, diten e pare do besh rrogen e arsimtareve 1800 euro , diten e pare do heqesh kufirin me Kosoven, diten e pare do besh transportin falas, diten e pare do besh arsimin falas, diten e pare do besh zero tarifat e studenteve ne konvikte dhe ne fakultete, diten e pare do ta ulesh kufirin e notes kaluese nga 5 qe eshte sot do ta besh 2 qe te gjithe shqiptaret te kene nga 3 diploma ne xhep,diten e pare do besh shendetesine falas, diten e pare do ulesh 50% taksat e bisnesit te madh, diten e pare do besh energjine falas, diten e pare do besh ujin falas, diten e pare do besh ilaqet per pensionistet falas, diten e pare do ulesh 50% biletat e avionit, diten e pare do besh karburantin per bujqesine falas, diten e pare do ulesh cmimin e karburantit 50 % , diten e pare do besh transportin e pensionisteve falas, diten e pare do ulesh 50 % cmimin e restoranteve dhe hoteleve,diten e pare do ulesh cmimet e apartamenteve 50 % e keshtu do behet mrekullia boterore, me mijra amerikane , italiane, franceze, gjermane, spanjolle do fillojne prenotimet qysh tani per te marre pjese ne diten e madhe kur hunderri i premtimeve te medha do vije ne pushtet. Dhe do filloje braktisja nga miliona europiane e vendeve te tyre per te ardhur ne vendin me te lumtur dhe pa taksa te Botes,dhe per te jetuar ne vendin me te lumtur dhe pa taksa te botes nje ngjarje e ralle qe ndodh nje here ne 100 vjet. Po le nam o njeri duke thene diten e pare keshtu e diten e pare ashtu, po kujton se flet me femije kopeshti apo me nje popull budalla qe te ka provuar ne rrugen e kombit kur nga 600 milion euro sa ishte projekti i propozuar nga gjermanet qe sdine te vjedhin ti e cove ne 1.2 miliard euro dhe me 8 ura pa mbaruar me nje kalim dhe nga Miloti ne Rreshen me nje kalim me 2 korsi. Urat ti beri Gjigandi qe eshte i sigurte qe me 25 prill mer dhe mandatin e trete dhe do mbylle dhe pjesen Milot Rreshen me 4 korsi. I shkofsh prapa Nafije fallxhores se leshitlikes se te kapme e ke.

    Përgjigju
  • Cimi: 19/12/2020 04:18

    Ti do vish ne pushtet kur te iki Rama. Ai nuk iken ti nuk vjen ne pushtet. Edhe kaq “pushtet” sa ke shume e ke. Ik bej ndonje dite pune te hajrit se ske punuar nje dite

    Përgjigju
  • Endri: 18/12/2020 22:06

    Aman mos na e nxirrni kete hajdut dhe mashtrues ordiner

    Përgjigju
  • Lavdosh: 18/12/2020 21:26

    A mund to thote njeri ketij birbos se ligji i arsimet te larte permban me shume se tariftat studentore. Do heqi nje ligj okay. por me cfare do ta zevendesoj???? Po mungesen e te ardhurave me cfare do ta zevendesoj? E kollajte te besh premitime per rritjhe rroge, pencionesh dhe ulje tarifash, por duhesh te kesh nje plan konkret se si do ti mbash keto premtime

    Përgjigju
    • Arberi: 18/12/2020 22:41

      Puna me e mire qe duhet te besh ti si kryetar i partise me te madhe opozitare, pastro figuren tende perpara elektoratit tend ,per detyren tende ne Kosove pas luftes se U.C.K.Kurse sa per arrdhjen ne pushtet do ta marresh pergjigjen.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?