Basha në takimin me presidenten kroate

Politikë

Basha takim me presidenten kroate: Ngritja e marrëdhënieve mes dy vendeve, një domosdoshmëri

20 Korrik 2018, 18:10| Përditesimi: 20 Korrik 2018, 18:18

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar ditën e sotme presidenten e Kroacisë, Kolinda-Grabar Kitaroviç.

Gjatë takimit, Basha theksoi domosdoshmërinë e ngritjes së marrëdhënieve shqiptaro-kroate në nivele strategjike për rajonin.

Nuk duhet të mjaftohemi vetëm me konstatimin e mungesës së problematikave por duhet të investohemi në thellimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve në rrafshin politik dhe ekonomik. Dy vendet tona duhet të jenë promotore dhe mbështetëse të fuqishme të avancimit të vendeve të rajonit drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, rritjes së bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Lulzim Basha, kreu i PD-së

Më tej gjatë takimit me Presidenten kroate, Basha i ka cilësuar të rrezikshme për paqen dhe stabilitetin idetë për shkëmbime territoresh të cilat sipas tij çojnë drejt hapjes së kutisë së Pandorës. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?