Kreydemokrati Lulzim Basha ka vijuar me takimet e tij me qytetarët ku këtë të enjte ishte në Ishëm. Ai takoi disa qytetarë, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.
Shumë prej tyre u shprehën se ndërtesat e tyre nuk janë vlerësuar siç duhet dhe nuk marrin ndihmën e nevojshme të qeverisë.
“Jo, jo. Unë asnjë lek nuk kam marrë prej tërmetit. Tek kjo portë nuk ka ardhur askush me dhënë diçka për tërmetin. Asgjë, asgjë" - thotë një prej qytetarëve.
Kryetari i PD-së, Basha u premtoi atyre se me fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit, fokusi i qeverisë së re do të jetë në procesin e rindërtimit, shëndeti dhe ekonominë të shkatërruara nga pandemia dhe tërmeti.
Ai ju premtoi banorëve, se qeveria e re do të garantojë me anë të buxhetit të shtetit rindërtimin e shtëpive të tyre dhe se çdo ndihmë e ardhur për ta nga jashtë do të shkojë për nevojat e tyre.
"U ngrit gjithë bota për ta ndihmuar Shqipërinë, vetëm këta s’u kujtuan. Por ju garantoj që do të marrë fund. Dy prioritete kryesore do të kemi. E para, shëndetin edhe ekonominë që ka shkatërruar pandemia dhe gjithë ndihmat që i ka ndarë Europa për tërmetin dhe që duhet të vijnë tek ju, do të vijnë tek ju dhe buxheti i shtetit do të bëjë të mundur që brenda një kohe shumë të shkurtër shtëpitë t’ju rindërtohen dhe vuajtja që keni hequr t’ju lehtësohet sadopak. Më vjen keq që ju kam ardhur në këto kushte të vështira, por ju jap fjalën që do vij t’ju shoh edhe kur ta kemi riparuar këtë dëm edhe t’i keni shtëpitë e rindërtuara" - tha Basha.
Jepi lulush se kështu fitohen zgjedhjet,me rrena nga mëngjesi në darkë,ti për 4 vjet kryetar bashkie nuk rregullove sahati e Tiranës,jo më të bësh shtëpi për shqiptarët e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit,nejse për ty dhe shqupistët e tu gënjeshtra është punë,bën mirë të shkosh në kantieret e ndërtimit në Thumanë, Laç, Shijak,Maminas,etjera,e të thuash puna mbarë,se kështu mbase merr ndonjë votë,boll më me gënjeshtra e nxirje të realitetit lulush.
PërgjigjuPo pse mo kungulli i Lulushkes s'te paskan ardhur ty... po ti pse s'u ke vajtur te ankoheshe qe te pakten te ishte i besueshem ky genjeshtari qe i thur genjeshtrat naten dhe i mbjell si rete ne pantallona diten????? Bravo i qofte Rames qe ju ndihmon edhe pse jeni lepi e peshty, thjesht dhe vetem se beson ne parimin je shqiptar e jo i PS PD'se... Ju pafte Zoti ju P(opull) D(emblela) per gjith gomarlleqet qe keni mbjell!!!!!!
Përgjigju