Basha takim me strukturat, liston 5 propozimet e tij

4 Gusht 2023, 19:37| Përditesimi: 4 Gusht 2023, 19:42

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me strukturat në qarkun e Fierit. Basha  ka deklaruar se ‘në 2 Shtator Partia Demokratike mbledh Kuvendin Kombëtar për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen, forcimin dhe modernizimin e saj’.

Basha përsëriti propozimet e tij, listat e hapura; Vetting-u në politikë; Kufizimi i mandateve; Vota e diasporës; Zgjedhja e Presidentit nga populli.

“Me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike të Qarkut Fier, nisëm përgatitjen për hapat e rradhës që do ta kthejnë forcën tonë politike në zërin e qytetarëve të cilët kërkojnë ndryshimin dhe një alternativë më të mirë që të sfidojë qeverinë e korruptar të Edi Ramës.

Partia Demokratike mundet dhe do ta bëjë këtë, duke u bashkuar përmes vlerave dhe ideve, në Aleancën Qytetare për Demokracinë, nëpërmjet së cilës mund të formojmë një shumicë që tejkalon ndarjet politike, për të bërë ndryshimet kushtetuese që u japin forcë dhe pushtet qytetarëve.

1- Listat e hapura;

2- Vetting-u në politikë;

3- Kufizimi i mandateve;

4- Vota e diasporës;

5- Zgjedhja e presidentit nga populli.

Përmes këtyre propozimeve, të mbështetura gjerësisht nga qytetarët, ne mund ta ndryshojmë rrënjësisht sistemin politik, duke bërë të mundur që në zgjedhjet e ardhshme të mos ketë thjesht rotacion, por një ndryshim të vërtetë, ashtu siç shqiptarët’- tha ai.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?