Politikë

Basha takim me të rinjtë në ditën e parë zyrtare të fushatës, ironizon Ramën me një lepur: 'O Luan' ku i ke shokët? 

11 Prill, 19:11| Përditesimi: 11 Prill, 22:47

  • Share

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, gjatë takimit me të rinjtë kanë ironizuar shprehejn e kryeministrit Edi Rama ku e krahasonte veten me një “Luan”.

Të rinjtë kishin sjell një Lepur dhe thanë se është “luani i Ramës”, ndërsa Basha vijoi me ironinë duke e pyetur “Luan ku i ke shokët”. Ai më tej duke iu referuar Lepurit tha se “Luani paska bërë tatuazh tek veshët shkronjat e SPAK”.

Pjesë fjala e Bashës:

Gjithë të rinjtë dhe të reja, mirë se ju gjej misë se keni ardhur. Sot është një ditë e veçantë për shumëkënd, është dita kur ne kujtojmë se pse i bëjmë të gjitha këto, pse ia vlen gjithë kjo betej. Ia vlen për të rinjtë dhe rejat, ia vlen për të ardhmen e këtij vendi, ia vlen për ju, për shokët shoqet, miqtë tuaj, ndaj e nisim me këmbën e mbarë kur e nisim me rininë.

Basha: Këtë se kuptoj pse e ke sjell.

I riu: Luani i kryeministrit.

Basha: Luani i kryeministrit, shumë mirë. O Luan, ku i ke shokët? Ku i ke shokët më Luan, pse qenke tremb kaq shumë? Luani paska bërë tatuazh tek veshët, SPAK. Mos u tremb. Doni Luanin ju? Çoje Luanin atje. Luani i kryeministrisë. Sot është dhe dita e parë e fushatës për zgjedhjet e 2025-ës. Ne nesër do të bëjmë hapjen, bashkë me ekipin tonë, hapjen dhe një rikthim tek programi, i hartuar me ekspertët më të mirë të vendit dhe me ndihmën e ekspertëve më të mirë të Europës dhe SHBA-së. Nesër kemi dhe një surprizë të këndshme për Euroatlantikët dhe të gjithë shqiptarët, por ajo surprizë është për nesër.

K.M/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?