Basha: Do rrisim pensionet, fashë mbrojtëse për energjinë, çmimi ulet! I qëndroj firmës që kam hedhur për Tetarin, do ndërtohet ku ishte (VIDEO)

5 Mars 2021, 09:45| Përditesimi: 5 Mars 2021, 13:18

  • Share

Kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar takime me biznese dhe qytetarë në Njësinë 9 në Tiranë, ku ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit për të cilin thotë se s'po e bën detyrën. Kreu i PD, ka rikonfirmuar premtimin për Teatrin Kombëtar duke deklaruar para qytetarëve në njësinë nr.9 në Tiranë se godina do të ndërtohet aty ku ishte, aty siç ishte.

“Problemi kryesor është që, ju po e bëni detyrën tuaj si prindër. Shpresoj ata fëmijë po j’ua shpërblejë sakrificën. I vetmi që s’po bën detyrën, është kryeministri dhe qeveria.  Dhe unë ju garantojë që nuk do ju zhgënjeheni. Mrekulli nuk ju premtoj, normalitet, do t’ju kthej shtetin, do ta kthejë administratën në funksionin tuaj.

Është trupi, është shpirti, është dhe mendja, e ti po flet për kulturën po flet për shpirtin. Ne për kulturën kemi një program për ti mbështet artistët duke i dhënë një status të veçantë të gjithë atyre individëve që merren me art që merren me kulturë. Për të ndihmuar përmes disa masave, quhen defiskalizim që të gjithë edhe shteti, edhe sipërmarrja të sponsorizojnë artin e kulturën, po së pari shteti të bëjë detyrën e vet që buxheti për artin dhe kulturën të shkojë drejt normave europiane, të paktën të shkojë tek normat e rajonit, se jemi shumë më poshtë. Për teatrin ajo firmë që kam hedhur asaj do ti qëndroj", tha Basha.

Gjatë bisedave me qytetarët, kreu i opozitës shpalosi detaje të programit ku vend të veçantë do ketë edhe plani për rritjen e pensioneve dhe fasha mbrojtëse për pagesën e energjisë. Ai tha se do të vendosin fashën mbrojtëse për energjinë, ku çmimi sipas tij do të ulet për 300 kë/h orëshin e parë.

“Më vjen shumë mirë që e ke ndjekur programin tonë edhe për pronarët edhe për pensionistët nuk do t’ju harrojmë përkundrazi. Ne do të vendosim një politikë e cila do e rrisë pensionin minimalisht dyfishin rritjen e normës së inflacionit dhe jo më pak se 5% e para, e dyta do ju vendosim atë fashën mbrojtëse për energjinë ku çmimi do të ulet për 300 kë/h e parë për muaj, e treta rimbursimin do të bëhet sipas diagnozës që të mos nxirrni lekë nga xhepi për të pagua ilaçet. Pra do të marrim masa konkrete për t’ju ardhur në ndihmë se e dimë që keni harxhuar gjithë jetën me sakrifica për të na rritur ne dhe sot nuk keni vendin që meritoni në shoqëri”, tha Basha.

Sipas kryetarit të PD, situata do të ndryshojë me ndryshimin e madh të 25 prillit dhe këtij ndryshimi do ti prijë rinia.

“Unë nuk vij me premtime, unë vij me plan pune. Në 25 Prill kemi ditën e betejës për familjet tuaja dhe për të gjithë Shqipërinë Dhe pastaj keni fjalën time dhe zotimin tim që të gjitha angazhimet do ti bëjmë realitet”, tha Basha.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?