Basha takohet me Ali Ahmetin: Diskutuam për situatën dhe rreziqet që i kanosen shqiptarëve për përdorimin e gjuhës shqipe në institucione!

11 Tetor, 18:56| Përditesimi: 11 Tetor, 19:16

  • Share

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, është takuar edhe me kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Basha shprehet se diskutuan për situatën aktuale në vend, si dhe për rreziqet, që siç e informoi Ahmeti, po i kanosen të drejtave të shqiptarëve për punësim apo për përdorimin e gjuhës shqipe në institucione.

Ai shprehu përkrahjen për avancimin e të drejtave të komunitetit shqiptar në Maqedoni, si dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

“Kisha kënaqësinë e veçantë të takoja Kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin, një figurë kyçe në skenën politike, i njohur për kontributin e tij të shquar në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, si dhe në promovimin e procesit të anëtarësimit në NATO dhe integrimit europian.

Diskutuam për situatën aktuale në vend, duke i kushtuar vëmendje të veçantë gjendjes së të drejtave të shqiptarëve, sfidave që ndërlidhen me procesin e integrimit në Bashkimin Europian, si dhe situatës në rajon. E dëgjova me vëmendje shqetësimin e zotit Ahmeti për rreziqet, që siç me tha, po i kanosen të drejtave të shqiptarëve, si sa i përket punësimit apo për përdorimin e gjuhës shqipe në institucione.

E sigurova se mbetem një përkrahës i vendosur i avancimit të të drejtave të komunitetit shqiptar në Maqedoni. Zbatimi i plotë i të gjitha parashikimeve të Marrëveshjes së Ohrit dhe ruajtja e saj është rruga e sigurt  për bashkëjetesë ndëretnike dhe për përparimin në rrugën europianë”.

 

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Smile: 11/10/2024 20:28

    Rreziqet që i kanosen shqiptarëve për përdorimin e gjuhës shqipe????? Apo Rreziqet që i kanosen përdorimit të gjuhës shqipe në RMV?

    Përgjigju
  • AltinTop: 11/10/2024 19:59

    Keto rreziqe i diskutojme une me shoket tek klubi poshte pallatit...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?