Ish-kryedemokrati Lulzim Basha

Basha takohet me drejtorin e Institutit Amerikan, në fokus lufta kundër korrupsionit dhe zgjedhjet e lira! Mbështetje pa kushte për SPAK

19 Qershor, 10:11| Përditesimi: 19 Qershor, 10:27

  • Share

Korrupsioni vazhdon të mbetet pengesa më e madhe për zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimit të mundësive për të rinjtë, për të ndërtuar jetën e tyre në vendin tonë.

Kështu është shprehur ish-kryetari i PD Lulzim Basha gjatë takimit që ka zhvilluar sot me drejtorin për Europën Qendrore dhe Lindore të Institutit Amerikan NDI, Robert Benjamin, ku në fokus të takimit kanë qenë edhe zgjedhjet e lira dhe alternativa politike dhe programore e ish-kryedemokratit për zgjedhjet e ardhshme.

“Kënaqësi të prisja sot Drejtorin për Europën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Amerikan NDI, z. Robert Benjamin.  Në këtë kuadër, theksova mbështetjen tonë pa kushte për SPAK-un, dhe angazhimin tonë propozues,përmes nismave ligjore të depozituara prej muajsh në parlament, për të fuqizuar luftën kundër korrupsionit, sidomos në nivelet e larta të politikës", tha ai. 

Ish-kryedemokrati e njohi drejtorin për Europën Qendrore dhe Lindore të Institutit Amerikan NID edhe me ofertën konkrete, të prezantuar përpara shqiptarëve, produkt i ekspertëve më të mirë vendas e të huaj, që garanton mirëqeverisjen dhe fundin e pandëshkueshmërisë.

 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?