Kreu i PD Lulzim Basha është takuar me disa maturantët Beratit ku ka dëgjuar shqetësimet e tyre. Ai shprehet se ata po përballen me shumë paqartësi për të ardhmen, ndërsa vështirësitë ekonomike për të përballuar arsimin sa vijnë e shtohen.
Gjatë takimit, Basha u premtoi se do të dyfishojë buxhetin e universiteteve dhe do të anulojmë Ligjin e Arsimit të Lartë.
"Kënaqësi të bisedoja dhe ndaja mendime me maturantët e Beratit për provimet e maturës dhe pengesat, ëndrrat e planet e tyre për të ardhmen. Maturantët më treguan vështirësitë me të cilat përballen, problematikat e mëdha që shoqëruan këtë vit, paqartësitë, pamundësia për të realizuar mësimin online e deri tek niveli i lartë i vështirësisë së provimeve. Shumë prej gjimnazistëve janë të paqartë për të ardhmen e tyre ndërsa vështirësitë ekonomike për të përballuar arsimin sa vijnë e shtohen. Qeveria Rama po e bën çdo ditë e më të pamundur për maturantët të vazhdojnë studimet e larta. Kjo situatë duhet dhe do të marrë fund. Me mua dhe PD asnjë nxënës nuk do të privohet nga e drejta për arsim për shkak të pamundësisë ekonomike. Familjet e studentëve me të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të përfitojnë subvencion 100% të tarifës. Familjet me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të paguajnë gjysmën e tarifës. Për studentët në pamundësi, buxheti i shtetit do të mundësojë bursa dhe mbështetje financiare. Ne do ta dyfishojmë buxhetin dhe do të anulojmë Ligjin e Arsimit të Lartë, do të ofrojmë stazhe për 10 mijë studentë çdo vit. Bashkë me të rinjtë e të rejat e këtij vendi do të ndërtojmë një qeverisje normale që ofron mundësi për arsim cilësor, punësim e një jetë normale me mundësi dhe dinjitet për të gjithë", shkruan Basha.
Me këto që thotë kryetari i opozitës z.Lulëzim Basha është tërësisht në binarët e qeverisjes së tipit Sude e kompani që ju thoshin shqiptarëve në kohën e tyre na jepni 1 milon dhe për 1 muaj ju japim 3 milion. Pasojat e kësaj politike qëveritare të pd i dinë më mirë se ju z. Luli shqiptarët prandaj mos mendoni kurrësesi të vini në pushtet me të tilla platforma qeverisëse.
PërgjigjuLyli, po akoma me kte teorine e vjeter ti. Ngele duke then Kur te vijme ne pushtet do te. Ik tani se u bone vakallaro. Shko luaj bilardo
Përgjigjuti vetem budallallekun do dyfishosh gomar
Përgjigju