Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në çeljen zyrtare të fushatës zgjedhore tha se PD do të sjellë ndryshimin, do i jap fund tranzicionit që ndodhet vendi duke çrrënjosur të keqen e madhe që po e qeveris dhe ka përvetësuar burimet natyrore dhe pasuritë e vendit
" Me bashkimin tonë për ndryshim do të sjellim ndryshimin e Shqipërisë dhe fitoren për çdo shqiptarë. Edhe 31 ditë për të nisur së bashku rrugën e ndryshimit të Shqipërisë, të zhvillimit, të punësimit dhe të integrimit të saj në familjen tonë europiane. Jemi këtu sepse ju keni marrë një vendim shumë të rëndësishëm, ti japim fund tranzicionit shqiptarë dhe të hapim një faqe të re të historisë moderne dhe europaine të Shqipërisë. Më të mirë dhe të ndershmit të drejtojnë fatet e vendit, pasi Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për ndryshim rrënjësor. Ne sot më shumë se kurrë duhet të vendosim në vendin t duhur krenarinë tonë, duhet të ndalojmë varfërinë dhe zbrazjen që po i ndodh sot Shqipërisë. U bë mbi një vit që nisëm marshimin për të ndryshuar vitin tonë, këtë e bëjë me dëshirë pasi puna jonë është një sakrificë për vendin, për kombin, për shqiptarët. Po shkulim dhe çrrënjosim nga damarët e tokës një të keqe që ka vendosur të shterojë dhe përvetësojë të gjitha pasuritë dhe burimet që zoti ia ka falur bujarisht Shqipërisë. Po luftojnë për një grup njerëzit që janë gati të bëjnë gjithçka për të mbajtur karriget e tyre", tha Basha.
Lajmi kryesor:
PD nis fushatën në mungesë respekti të jetës! Me qindra militantë të grumbulluar, harrojnë COVID! Basha: Misioni im hyjnor, të hyjmë në BE, të lëmë pas 8 vite ngecje
//ReportTv.al