Sali Berisha në Kuvend

Politikë

Basha tha se burri i Blerina Gjylametit solli nga Italia skenën për Kuvendin, reagon Berisha: Shpifje, kostot modeste do i bëjmë publike së shpejti

13 Dhjetor 2021, 19:07| Përditesimi: 13 Dhjetor 2021, 19:14

  • Share

Fshehja e financimeve për ndërtimin e skemës së Kuvendit të 11 dhjetorit, kanë përplasur Lulzim Bashën me Sali Berishën, ndërsa në këtë dyshe është përfshirë edhe bashkëshorti i deputetes socialiste Blerina Gjylameti.

Sipas Bashës, bashkëshorti i deputetes socialiste në bashku me një kompani italiane e me një televizion kombëtar kanë sjellë skenën në 'Arenen e Hajnisë'.

'Gjylameti i thotë Alibejt deri me 11 do jesh këtu ku burri i Blerina Gjylameti së bashku me nje kompani italianë me TV Klan kanë sjellë atë skenë në  “Arenën e Hajnisë”.  Këta kujtojnë se janë ata që kanë qenë dh e jemi fëmijë që i shkojmë pas siç kemi bërë dikur. Nuk jam unë 17 vjeç. Ne jemi PD, ti je e shkuara dhe ti zgjodhe ta mbyllje me turp'- tha Basha.

Po në përgjigje të kësaj akuze, ka reaguar edhe grupi i Organizimit të Kuvendit të Berishës,  i cili thotë se kjo është shpifje dhe se shumë shpejt do të bëhen transparente kostot e oragnizimit.

'Deputeti Basha ripërtypi sot publikisht shpifjet e mediave të Edi Rames për organizimin dhe kostot e Kuvendit te Partisë Demokratike.  Kostot modeste të këtij organizimi do të bëhen transparente për mediat ditët në vijim.  Po ashtu kukulla e Ramës shpifi publikisht se për këtë event është kontraktuar bashkëshorti i një deputeteje të Partisë Socialiste.

Hedhim poshtë me neveri këtë shpifje dhe sqarojmë opinionin se kjo është totalisht e pavërtetë!  E mirëkuptojmë zemërimin e z.Basha përse nuk e organizuam Kuvendin me kompaninë e të afërmve të tij por rrjepja që ata i kanë bërë financave të PD këto 8 vjet e ka bërë këtë kompani të papërballueshme për mundësitë tona!- shkruan Berisha.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?