Ish-deputeti, Andi Përmeti

Politikë

Basha tha se s’do lejojë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD, ironia e Përmetit: Sa herë që ai zotohet për diçka, ndodh e kundërta! 9 rastet që s'e ka mbajtur fjalën

22 Shtator 2021, 14:26| Përditesimi: 22 Shtator 2021, 14:32

  • Share

TIRANË- Ish-deputeti Andi Përmeti i ka uruar punime të mbara Kuvendit Kombëtar të PD-së! Një urim i tillë, në një kohë kur kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do të lejojë mbajtjen e saj, është shumë ironike, kjo pasi Përmeti është i sigurt që i nuk do e mbajë fjalën. Për të argumentuar mendimin e tij, Përmeti ka sjellë në vëmendje një sërë deklaratash që datojnë nga 2015-2020 që ka bërë Lulzim Basha, e që nuk i ka qëndruar fjalës së tij.

“Punime të mbara Kuvendit Kombëtar të PD.
Basha sot paska deklaruar që nuk do të lejojë Kuvendin Kombëtar të PD. Në 8 vite kanë qenë të shumta zotimet publike të Bashës ndërmjet të cilave me të njohurat:
2015- Nuk ka reforme territoriale pa pjesëmarrjen e PD.
2017- Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.|
2017- Çdo demokrat të jete i sigurt që bashkëpunim me LSI s’do të ketë kurrë.
2017- Fatmir Xhafa bëhet ministër vetëm po kaloi mbi trupin tim.
2018- Tra në rrugën e Kombit s’do ketë kurrë.
2019- Edi Rama nuk është më kryeministri i shqiptarëve.
2019- Zgjedhje bashkiake pa PD s’ka për të patur kurrë.
2019- Asnjë shtëpi në Unazë të madhe nuk preket. Do mbrohen me trupat tanë.
2020- Duhet të kaloni mbi trupat tanë që të prishni Teatrin Kombëtar.
Sot erdhi zotimi me i fundit: Kuvend të Partisë Demokratike nuk ka për të patur.
Sa here që Basha zotohet publikisht për diçka ndodh e kundërta e zotimit te tij. Tashmë mbas zotimit të tij të fundit na ngelet vetëm të urojmë: Punime të mbara Kuvendit Kombëtar të PD”, shkruan Përmeti.

Kjo deklaratë e tij vjen si një përgjigje ndaj Lulzim Bashës, i cili tha sot se Kuvend të PD që shqyrton vendimet e SHBA, referuar këtu përjashtimit të ish-kryeministrit, pas shpalljes ‘Non Grata’ nuk do të ketë kurrë!

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?