Një ditë pasi Kuvendi Kombëtar miratoi ndryshimet në statutin e PD, që i hapin rrugë ndryshimit të kupolës drejtuese, kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi mbrëmjen e sotme Kryesinë. Burime për gazetaren e Report Tv Danjela Maloku bëjnë me dije se të pranishëm janë 19 anëtarë kryesie, ku disa prej tyre kanë marrë pjesë përmes lidhjeve online. Agron Kapllanaj, Jemin Gjana, Merita Bakiu, Enkelejd Alibeaj dhe Flutura Açka kanë marrë pjesë online, ndërsa 14 anetarët e tjerë janë të pranishëm në mbledhje.
Dy orë para mbledhjes së kryesisë Basha ka bërë një reagim në rrjete sociale ku shkruan se qëllimi i ekzistencës së PD në këtë rrugë të re që po nis do të jetë t’ju ofrojë shqiptarëve alternativë dhe jo t'i shërbejë vetes.
“Arsyeja pse ekzistojmë si forcë politike është që t’ju shërbejmë njerëzve, jo vetes tonë! Qëllimi i ekzistencës sonë është që t’ju ofrojmë shqiptarëve alternativë për qeverisjen e tyre, zgjidhje për problemet e tyre, rrugëdalje për hallet e tyre, vizion për të ardhmen e tyre. Ky do të jenë udhërrëfyesi në rrugën e re që nisim sëbashku”, shkruan Basha.
Kuvendi Kombëtar i PD-së ku morën pjesë 4254 delegatë nga 5715 delegatë, ka miratuar nen për nen ndryshimet në statutin e PD-së. Pas përplasjeve të forta me Gazment Bardhin, Basha e ka larguar atë përfundimisht nga funksionet partiake.Gjatë mbledhjes u miratua Neni 48 që i jep kryetarit të partisë, Bashës, edhe postin e kreut të Grupit Parlamentar. Sipas ndryshimit të ri, në periudhën që PD është parti opozitare, kryetari i Partisë, në këtë rast Basha, do të jetë njëherësh edhe kryetar i Grupit Parlamentar.
Një tjetër ndryshim në statutin e ri nënvizon se të gjithë anëtarët e partisë që kanë kandiduar për subjekte politike që nuk kanë qenë në koalicion me PD përjashtohen nga partia. Pra, të gjithë demokratët që kandiduan në 14 maj me Partinë e Lirisë së Ilir Metës, aleatin e Sali Berishës, apo në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, nuk do të jenë më anëtarë të PD. Po ashtu u vendos që kryesia cakton edhe datën e zgjedhjeve jo më vonë se 6 muaj nga vakanca. Mes këtyre pikave që përcakton statuti, në nenin 45, flitet për rolin e kryetarit të PD-së, ndërkohë që nuk ka asnjë pikë që e detyron atë që të japë dorëheqje nëse humb zgjedhjet. Po ashtu është vendosur ndryshimi i logos së PD, duke rikthyer atë të vitit 1990.
Në Kuvend morën pjesë 9 deputetët, Oriola Pampuri, -Andia Ulliri, -Merita Bakiu, -Kreshnik Çollaku. -Flutura Açka, -Ori Nebiaj, -Eralda Bano, -Arbi Agalliu -Selaudin Jakupllari. U vu re mungesa e Enkelejd Alibeajt, ish-kreut të grupit parlamentar. Në një njoftim për mediat, Alibeaj deklaroi se aryeja e mungesës së tij ishin angazhimet partiake jashtë vendit.
Kuvendi u mbështet nga disa prej personalitete të së djathtës ndërkombëtare, përfshirë eurodeputet dhe senatorë republikanë, por u ironizua nga shumë deputetë të PD-së që janë pozicionuar krah Berishës. I pari ishte Gazment Bardhi, i cili një ditë pasi Basha e shkarkoi nga posti i kreut të Grupit Parlamentar ka marrë një hap për të sjellë unifikimin e aksionit opozitar përballë qeverisë. Teksa partia është ndarë tashmë në tre pjesë, Bardhi ka thirrur në një takim të gjithë deputetët e opozitës, edhe ata të grupit të Bashës dhe të Sali Berishës, si edhe aleatët që kanë dalë nga lista e aleancës PD-AN.
19 anëtarë kanë marrë pjesë në mbledhjen e kryesisë së PD, takim ky që vjen vetëm një ditë pas mbajtjes së Kuvendit Kombëtar. Report Tv mëson se pesë prej tyre iu bashkuan takimit përmes lidhjeve online.
1. Lulzim Basha
2. Arbi Agalliu
3. Mirela Karabina
4. Taulant Zeneli
5. Endri Hasa
6. Kreshnik Collaku
7. Roland Bejko
8. Gentian Gaba
9. Fitim Zekthi
10. Indrit Sefa
11. Gazmend Koduzi
12. Xhemal Gjunkshi
13. Taulanda Jupi
14. Orjola Pampuri
15. Agron Kapllanaj (I pranishëm online)
16. Jemin Gjana (I pranishëm online)
17. Merita Bakiu (E pranishme online)
18. Enkelejd Alibeaj (I pranishëm online)
19. Flutura Açka (E pranishme online)
Po te njejtet njerez sillu mshtillu
PërgjigjuE kështu është kur shlleifit, kush s'e kupton pvetni kosovarët!
PërgjigjuKaremi i rradhës. I ke lyer flokët të dukesh më i rri se ç'je
Përgjigju