Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli

Politikë

Basha thirri Kuvendin në 18 dhjetor, Topalli: Vendimi i tij nul! Do mblidhet në datën 11! Lulzimi gënjeu

15 Nëntor 2021, 18:04| Përditesimi: 15 Nëntor 2021, 18:07

  • Share

TIRANË- Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli është një nga zërat që i ka dalë hapur prej kohësh Lulzim Bashës, mirëpo nuk është parë asnjë ditë në 'Foltoret' e Sali Berishës, megjithatë në këtë "luftë" të brendshme ajo është pozicionuar hapur krah ish-kryeministrit. Në një kohë kur Lulzim Basha thirri Kuvendin Kombëtar në 18 dhjetor, Topalli tha se kjo është një tjetër gënjeshtër e tij e radhës. Në reagimin e saj, Topalli shprehet se Kuvendi do të mblidhet në 11 dhjetor dghe për këtë jep edhe argumente.

"Lulzimi sot na kujtoi rrenën se do ketë zgjedhje lokale më 13 Tetor 2019 meqë ai bojkotoi zgjedhjet lokale të 30 Qershorit të 2019! Kur Kuvendi thirret nga anëtarësia dhe depozitohen firmat e thirrjes së Kuvendit sipas statutit, ezaurohet çdo thirrje tjetër për Kuvend. Luli e Bojkotoi anëtarësinë e demokratëve ,siç bojkotoi më 30 qershor zgjedhjet lokale. Por anëtarësia vendosi thirrjen e Kuvendit edhe pa Lulzimin. Dhe Kuvendi sipas vullnetit të shumicës së delegatëve do mblidhet më 11 dhjetor", shkruan ndër të tjera Topalli.

Ky reagim vjen vetëm pak minuta pasi Lulzim Basha thirri Kuvendin Kombëtar të PD-së më 18 dhjetor, 7 ditë pasi 11 dhjetorit të Sali Berishës.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?