Politikë

Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës

18 Dhjetor 2024, 12:53| Përditesimi: 18 Dhjetor 2024, 13:03

  • Share

Tiranë- Kryetari i grupimit Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 Majit 2025, ‘kush voton Ramën, merr peshqesh Berishën dhe kush voton Berishën merr peshqesh Ramën’.

Ai e ndau deklaratën në një video të postuar në rrjetin social Facebook ditën e sotme (18 Dhjetor), e shkëputur nga intervista e djeshme në REPORT TV, teksa Basha shkruan se zgjedhjet e ardhshme janë një mundësi për t’i dhënë fund “tangos së interesave personale” mes Ramës dhe Berishës, të cilët, kanë mbajtur vendin peng për dekada.

Sipas tij, ‘është koha për të refuzuar këtë sistem të kalbur dhe për të zgjedhur një politikë të re që i shërben familjeve shqiptare’.

Postimi i plotë i Bashës:

“Voto Ramën, merr peshqesh Berishën. Voto Berishën, merr peshqesh Ramën, ky është teatri që duan t’u imponojnë qytetarëve përmes pazareve të tyre për amnistinë e të korruptuarve dhe mbylljes së listave.

Më 11 maj, shqiptarët kanë mundësinë t’i japin fund tangos së interesave personale të dyshes Rama-Berisha, që kanë mbajtur vendin peng për dekada. Është koha për të refuzuar këtë sistem të kalbur dhe për të zgjedhur një rrugë të re, të çliruar nga hijet e së shkuarës, për një politikë që u shërben familjeve shqiptare, jo interesave të Trekëndëshit të Bermundës”.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?