Basha u 'shtrin dorën' qytetarëve në Kurbin: Sa të bëhem kryeministër paratë e oligarkëve do jua jap ju (VIDEO)

8 Tetor 2020, 11:22| Përditesimi: 8 Tetor 2020, 14:55

  • Share

Kreu demokrat Lulzim Basha, gjatë një takimi me biznese dhe qytetarë të Kurbin, është shprehur se përpara e pret një sfidë e madhe dhe se ka nevojë për ndihmën e tyre, për të fituar zgjedhjet parlamentare.

"Na pret një betejë përpara, nuk do jetë e lehtë por me bashkimin e shqiptarëve do të jetë e mundur. Sot ne fjalën kemi nesër do të marrim vendimet tona dhe sot kemi nevojë për ndihmë", tha Basha.

Gjatë takimit, kreu demokrat ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin thotë se po e çon vendin në greminë sepse sipas tij u jep lek oligarkëve.

"Rama po e çon Shqipërinë në greminë. Pritet që edhe 40% e shqiptarëve ti shtohen të varfërve pse paret e shtetit i ka fut në xhepat e vet dhe në të oligarkëve. Rama ua jep lekët oligarkëve. Ne duam që lekët tuaja të vijnë e ju.  Ai i merr dhe i shpërdoron. Është kriminale që ju t’ju lenë pa bukë dhe përditë japin miliona euro për oligarkët

Pas 25 prillit kemi zgjidhje të tjera. Duam sduam ne përgjegjësitë i ka akoma ky. Ne kemi sot fjalën. Për pensionistët kemi kërkuar 20 mijë lekë shtesë. Është një ndihmë minimale që nuk të zgjidh situatën por ju vjen në ndihmë. Është diçka e mundur që realizohet nga shteti. Për bujqësinë ne kemi një plan që kemi fillu me e shpalos. Në bazë të prodhimit merr subvencione siç merr femeri në Kosovë", shtoi Basha.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Me Me: 08/10/2020 15:51

    Vaj halli ku eshte katandisur kjo parti me kte bashke me ata Salianjat e Bardhat e Nokat.. A i merni dot nja 20 deputet ksaj rradhe ?!! apo dhe ato me te shtyre..

    Përgjigju
  • Holandezi dembel: 08/10/2020 14:23

    Shih ça thot qe do shperndaje pare kur te vije. Po ky esht babagjyshi i vitit te ri i cili po pyet kedo qe takon se cfare do qe te te jap kur te vij ne pushtet. Po fushata behet mbi bazen e nje programi dhe cfare ke ndemend te besh me shume se Rama. Ky Robin Hudi do tua marre te pasurve dhe do tua shperndaje te vargerve apo proletareve. Ky do dorovise njerezit me pare, prandaj duhet ta votojme Lulin se nuk do na duhet te punojme me. Po si do ti shperndaje parate ne popull apo me ane te fondacioneve te parave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?