Lulzim Basha dhe kunati i tij, Erjon Isufaj

Basha ul numrin e oligarkëve/ Cilët kanë paguar tek kunati?

8 Tetor 2020, 16:08| Përditesimi: 8 Tetor 2020, 16:12

  • Share

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha vijon xhirot e tij nëpër Shqipëri, ku qytetarët i “qajnë” hallet, ndërsa Luli premton se kur të jetë ai kryeministër, do tua zgjidhë të gjitha problemet.

Në vijim të xhirove të tij, Basha është ndalur sot në Kurbin, për të prezantuar edhe pesë pikat e planit të tij ekonomik dhe si gjithmonë nuk ka lënë pa përmendur të ashtuquajturit, “Oligarkë”. Sipas Bashës, kryeministri Edi Rama i ndan paratë me 5-6 oligarkë.

“E kuptoj që nuk i zgjidh hallet e problemet, po është diçka dhe jo asgjë siç është sot situata, kur të gjithë lekët e taksave të shqiptarëve shkojnë për 5-6 oligarkë dhe qindra mijëra si ty janë pa asnjë kacidhe në xhep dhe pa asnjë mundësi për të blerë bukën, për fëmijët apo prindërit.”-tha Basha.

Por, ajo që bie në sy me këtë deklaratë të Bashës, është se qenka ulur numri i oligarkëve, ose paskan “firuar” rrugës.

Luli një herë thotë 20 oligarkë, një herë 15, një herë 10, ndërsa tani numri paska shkuar në 5.

Çfarë ka ndodhur? Pse pakësohet rrugës numri i oligarkëve?

Tani, ose nuk kemi oligarkë ose kanë paguar te Luli se zakonisht ai e përdor selinë e PD-së si zyrë për të vënë gjoba. Dhe pastaj merr vilë në Gjirin e Lalzit apo në Tiranë.

Këta “firojnë” rrugës, nga 20, i çoi në 15 dhe tani mbeten vetëm pesë.

Mirë është që ti thotë edhe këta të pestë, dhe të mbarojnë punë te kunati. Kështu s’kemi më oligarkë dhe shpëtojmë./ CNA.al

Komento

Komente

  • Oligarku: 08/10/2020 16:40

    Edhe une kam nje hall dua te falem tek kunati i Lulit sa ti drejtoj shalet Bashes .. ka per te vuajtur pak do kete dhimbje por ani ndasht

    Përgjigju
  • O tej: 08/10/2020 16:32

    Shume sh.... po del ky Basha?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?