Lulzim Basha

Basha uron ditën e rinisë nga SHBA: Pasuria më e madhe e Shqipërisë janë të rinjtë

8 Dhjetor 2023, 21:37| Përditesimi: 8 Dhjetor 2023, 22:06

  • Share

Kryetari i PD,  Lulzim Basha,  nga SHBA, ku ndodhet në vizitë zyrtare ka uruar ditën e rinisë përmes një videomesazhi nga Senati Amerikan.

“Të dashur miq, ju përshëndes nga ndërtesa e Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në këtë ditë të veçantë për çdo shqiptar e në veçanti për rininë shqiptare, me një citim nga një nga figurat më frymëzuese të politikës amerikane, nga Presidenti John F. Kennedy, i cili në mënyrë kuptimplotë për çdo komb na ka lënë trashëgim thënien se: “Pasuria më e madhe e njerëzimit është rinia e tij””, tha Basha.

“Pasuria më e madhe e Shqipërisë janë të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë. Të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë kanë bërë gjithmonë diferencën midis të mirës dhe të keqes, midis tiranisë dhe lirisë dhe do ta bëjnë sërish. Do ta bëjnë për Shqipërinë europiane, për Shqipërinë e lirisë, për Shqipërinë e demokracisë. Sepse ndryshe nga ç’mendojnë pesimistët, skeptikët, apo ata që gjithmonë kanë vënë interesin e tyre mbi interesin e shqiptarëve, Shqipëria do të bëhet! Gëzuar Ditën e Rinisë!”, shtoi Basha.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?