Papa Leoni i 14

Politikë

Basha uron Papa Leo XIV: Mishëron frymën e një Kishe që qëndron pranë njerëzve dhe sfidave të kohës

9 Maj, 08:37| Përditesimi: 9 Maj, 08:51

  • Share

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka uruar Papa Leo XIV për zgjedhjen e tij si kreu i ri i Kishës Katolike. Në një postim në rrjetet sociale, Basha e cilësoi këtë një moment shprese dhe reflektimi për mbarë botën.

Ai shkruan se si Papa i parë amerikan, me rrënjë në shërbimin misionar dhe përkushtimin ndaj më të pambrojturve, ai mishëron frymën e një Kishe që qëndron pranë njerëzve dhe sfidave të kohës.

Basha i uroi Atit të Shenjtë sukses në misionin e tij shpirtëror dhe njerëzor.

Postimi i plotë i Bashës:

Uroj nga zemra Papa Leo XIV për zgjedhjen e tij si kreu i ri i Kishës Katolike.
Ky është një moment shprese dhe reflektimi për mbarë botën. Si Papa i parë amerikan, me rrënjë në shërbimin misionar dhe përkushtimin ndaj më të pambrojturve, ai mishëron frymën e një Kishe që qëndron pranë njerëzve dhe sfidave të kohës.

Shqipëria, një vend i vogël me një zemër të madhe, është krenare për traditën e saj të bashkëjetesës fetare, të respektit dhe harmonisë ndërmjet besimeve. Në këto vlera shohim një pikëtakim të thellë me vizionin e Papa Leo XIV, një udhëheqës që frymëzon paqe dhe dinjitet për çdo qenie njerëzore. 

Lutem që pontifikata e tij të udhëhiqet nga drita e urtësisë, forca e dashurisë dhe vendosmëria për të mbrojtur të vërtetën, drejtësinë dhe shpresën në çdo cep të botës.
I uroj Atit të Shenjtë suksese në këtë mision të madh shpirtëror dhe njerëzor.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?