Politikë
Kosova & Rajoni

Mbyllen votimet në Kosovë, urimi i presidentit Begaj: Qeveria e re të vijojë reformat! Basha: Proces shembullor dhe festë demokracie

9 Shkurt, 19:25| Përditesimi: 9 Shkurt, 19:42

  • Share

TIRANË - Pas përfundimit të procesit të votimeve në zgjedhjet parlamentare të Kosovës kanë ardhur dhe reagimet nga Tirana. Kanë qenë presidenti Bajram Begaj dhe Lulzim Basha që kanë uruar të parët Kosovën për këtë proces.

Begaj përgëzon qytetarët në Kosovë për zgjedhjet dhe shprehjen e vullnetit të tyre me votë. Ndërkohë presidenti uron që qeveria e re të vijojë me reformat dhe progresin ekonomik.

'Përgëzime qytetarëve të Kosovës që shprehën vullnetin e lirë me votën e së dielës!

Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet urojmë të vazhdojë punën për të mirën e vendit me zhvillimin e reformave dhe përparimin e progresit ekonomik dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për një Kosovë të qëndrueshme dhe të aftë për të avancuar në proceset euroatlantike.', shprehet presidenti Begaj.

Lulzim Basha, ka uruar Kosovën për zgjedhjet e fundit, duke i cilësuar ato si një proces shembullor dhe festë të demokracisë.

Basha shprehet se këto zgjedhje nderojnë ëndrrën për pavarësi të brezave që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe demokracinë. Ai uron mbarësi për forcat politike që kanë marrë besimin e qytetarëve për të punuar në parlamentin e ardhshëm.

Postimi i Bashës:

Urime Kosovës për këtë proces zgjedhor shembullor, një festë demokracie që nderon ëndrrën për pavarësi të brezave, që sakrifikuan jetën dhe çdo gjë të shenjtë, për lirinë dhe demokracinë. E mbara i priftë, forcat politike që kanë marrë sot përgjegjësinë përmes votës së qytetarëve, për të punuar në parlamentin e ardhshëm, në shërbim të Kosovës dhe për të adresuar sfidat e saj të brendshme dhe të jashtme.

Orari zyrtar për mbylljen e zgjedhjeve parlamentare të Kosovës ishte 19:00. Pas rreth 2 apo 3 orësh pritet të dalë rezultati paraprak mbi rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Procesi këtë të diel vijoi normalisht, duke mos patur incidente nëpër qendrat e votimit.

Së shpejti do të mësojmë se kush do të formojë qeverinë e re të Kosovës, Albin Kurti, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku apo Ramush Haradinaj.

Ora 19:32
Mbyllen votimet në Kosovë, Begaj: Qytetarët shprehen vullnetin e lire me votë! Urojmë që qeveria e re të vijojë reformat dhe përparimin ekonomik

1737372671_bajrambegaj.JPG

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas mbylljes së votimeve në Kosovë për zgjedhjet parlamentare. Begaj uron që qeveria e dalë nga këto zgjedhje të vijojë punët e mira për zhvillimin e vendit. 

'Përgëzime qytetarëve të Kosovës që shprehën vullnetin e lirë me votën e së dielës!

Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet urojmë të vazhdojë punën për të mirën e vendit me zhvillimin e reformave dhe përparimin e progresit ekonomik dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për një Kosovë të qëndrueshme dhe të aftë për të avancuar në proceset euroatlantike', shkruan Begaj. 

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ledina: 10/02/2025 05:03

    Urime fqnjit tone verilindor!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?