Basha: Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për liri përballë një agresori që  kreu nga genocidi tek spastrim etnik

24 Qershor 2020, 20:46| Përditesimi: 24 Qershor 2020, 20:47

  • Share

Edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit pas aktakuzave të ngritura nga porkuroria e Hagës për krime lufte. Basha shprehet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për liri përballë një agresori që nuk kurseu asgjë, nga genocidi tek spastrim etnik kundër popullit te Kosovës. Sipas Bashës, Thaçi e Vaseli, do ti dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë.

"Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për liri përballë një agresori që nuk kurseu asgjë, nga genocidi tek spastrim etnik kundër popullit te Kosovës. Kohë pas kohe shqiptarëve ju desh jo vetëm të luftojnë për ta fituar lirinë por edhe ta mbrojnë atë. Kam bindjen se Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të gjithë bashkëluftëtarët e tyre do ti dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë. Asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe dinjitet njerëzor", shkruan Basha.


Lajmi kryesor:

Krime lufte/ Prokuroria e Hagës ngre aktakuza ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit! Rama: I indinjuar, duhet të nderojmë Luftën Çlirimtare të Kosovës


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?