Basha te Teatri: Do kaloj këtu natën, po mbrohet vija e fundit pas së cilës vjen diktatura! Rama përgjegjës, Veliaj uturaku i tij...(Nesër do e 'gdhijë' Kryemadhi)

14 Maj 2020, 19:42| Përditesimi: 14 Maj 2020, 23:28

  • Share

TIRANË- Ashtu siç e kishte paralajmëruar, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është bashkuar artistëve të Teatri Kombëtar, duke bërë me dije se do të qëndrojë aty gjatë orëve të natës në mbrojtje të kësaj godine! Për Bashën, ky teatër është më shumë se një ndërtesë, është vija e fundit pas së cilës vjen diktatura, ku përgjegjës kryesor për kryeministrin Edi Rama, e ndërsa për kryebashkiakun Erion Veliaj mjaftohet duke thënë se është "uturaku " i shefit të qeverisë.

Vendimi i Bashkisë, i cili miratoi në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, ka sjellë mobilizim brenda opozitës. Pas Bashës, burime për Report Tv bëjnë me dije se ditën e nesërme do të qëndrojnë te Teatri Kombëtar gjatë natës, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, Kjo pasi sipas tyre, kanë marrë informacione she shembja do të bëhet gjatë të martës. Artistët dhe qytetarët shprehen që do të jenë me Bashën duke mos e ndërprerë protestën. Sipas tyre, do të vijojnë të qëndrojnë në shesh pa lëvizur.

Ky vendim vjen vetëm pak orë pas mbledhjes që kryedemokrati Lulzim Basha pati me artistët në selinë blu. Kujtojmë që edhe më herët Basha i është bashkuar artistëve, ku dhe nënshkroi një marrëveshje me ta, sipas së cilit kur të vinte në pushtet do të shfuqizonte ligjin për shembjen e Teatrit.

Në datë 8 maj, qeveria me vendim të Këshillit të Ministrave ia kaloi bashkisë Tiranë truallin e Teatrit Kombëtar, për të ndërtuar një teatër të ri me standarde moderne dhe bashkëkohore. Presidenti Meta, opozita dhe Aleanca për Teatrin reaguan duke e kundërshtuar ashpër, por kryeministri Edi Rama tha dje se nuk bën asnjë hap pas, po ashtu edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.  

Ora 22:50
Opozita ndahet me turne/ Pas Bashës, nesër do kalojë natën te teatri Kryemadhi

Burime për Report Tv bëjnë me dije se opozita ka mësuar se shembja e teatrit do të bëhet ditën e martë,  për këtë arsye janë mobilizuar për të mos lejuar zbatimin e këtij vendimi. Referuar të njëjtave burime, sot do të kalojë nga te Teatri kryedemokrati Lulzim Basha, ndërsa ditën e nesërme do të jetë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Ora 22:34
Basha me artistët te Teatri: Do kaloj këtu natën! Rama përgjegjësi kryesor, Veliaj uturaku i tij

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbajtur një fjalë të shkurtër para artistëve dhe qytetarëve te Teatri kombëtar, ku përgjegjës kryesor ka bërë kryeministrin Edi Rama, teksa nuk ka komentuar shumë kryetarin e Bashkisë, Erion veliaj. AI ka bërë me dije se do të qëndroj te Teatri gjatë natës, në mbrojtje të kësaj godine bashkë me artistët.

"Bashkia e Tiranës ka një kryebashkiak të paligjshëm, këshilli është inekzistent për sa kohë të jetë ky njeri, batërdia do vazhdojë, e gjitha kjo vjedhje dhe dhunë, zhvatje, e pronave ka vetëm një emër, Edi Rama. Ai është përgjegjësi. Veliaj është uturaku i Edi Ramës. PD ka qenë pranë artistëve, i bej thirrje qytetarëve që t'u qëndrojë pranë, po mbrojnë vijën e fundit pas së cilës vjen diktatura. Do kaloj orë të tëra këtu dhe do jem pranë tyre. Këta janë një regjim hajdutësh dhe hajdutët preferojnë hilet, shkuan që në 5:00 të mëngjesit në Astir me gaz lotsjellës. Jemi i vetmi vend në botë që qeveri anë vend t'i mbrojë i grabit qytetarët. Në vend që t'i kushtohet vëmendje COVID-t Rama grabit pronat, ka 7 vite vjedhje, 7 vite dështim por pandemia tregoi fytyrën e vërtetë, se kur nuk ndalesh nga pandemia do të thotë je i pashpresë", tha Basha,

Ora 22:21
Lulzim Basha mbërrin te Teatri Kombëtar, u bashkohet artistëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbërrin te Teatri Kombëtar.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eli: 15/05/2020 11:14

    Tani qe. Do shkoj Lyli te gedhihet tek teatri nuk do prishet te jeni te sigurt si ke unaza e re, shko o hollandez fli gjume se nuk ke kellqe ta ndalosh ti o lale

    Përgjigju
  • QENEFI LYL: 15/05/2020 10:06

    O lyl po ti e di që je qenefi më i pështir i kombit Shqiptar ti je : hajdut, kriminel, idjot, 7×7=42 pa dipllom vetëm fle gjum e ke goj e flet ti o kaçubej i qenit bastard bajgës mslok kriminel salhe spiun i sërbit.

    Përgjigju
  • Elbasan: 15/05/2020 08:05

    O luli po ik e Burre I dheut se e felliqet partine demokratike me budallalliqe

    Përgjigju
  • dada: 15/05/2020 08:03

    Po ShQUPIN o presidente o kkkoqw si kaloj nga pronte e ministris ne prone private te PD.

    Përgjigju
  • lule lule: 15/05/2020 02:59

    U gdhifshin shendoshe se mendja u shkoi

    Përgjigju
  • Biku: 15/05/2020 02:18

    te keqen e bluzes 139$ o Bashe, oh sa gjynof qe je. ti je per tu var o i shkret, si merr guxim e flet!

    Përgjigju
  • Tosi: 15/05/2020 00:36

    Pse o lulush mund te rrish pa gjum gjith naten ? Ngaqe je mesuar fle dit nat hahah Po ta prishet ket teatrin jep dorheqjen nga kryertar i pd , nuk ka me kuptim te rrish sepse te gjitha gjerat qe the nuk do behen u ben . Po u realizu dhe shembja teatrit ska me kuptim te rrish kryetar

    Përgjigju
  • Shqiptari: 15/05/2020 00:32

    Po z/Basha ne faktë jemi i vetem shet ne BOTË qe ka vetem llafe,qe ka 30 vjet qe po shtypen dhe varferohet kurse Ti del si (aktor teatri)....per te kapur fikun dhe beni sikur do VËNI DREJTESI ne ketë SHTET.Biles jemi i vetem shtet ne BOTË qe na intereson karigia dhe xhepi.

    Përgjigju
  • Edhe une neser: 15/05/2020 00:05

    Do ja mbeshtes Monikes ke Teatri

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 14/05/2020 23:16

    Çbehet keshtu mor amani? Lyltsimi te gedhij sonte tere naten pa gjume?? O ju koleget e lyltsimit ne pushtet vini doren ne zemer o i mbushni mendjen te shkoj te flere me zonjen ne shtepi o urgjentisht i çoni krevatin dopio bashke me zonjen dhe neser nga mbasditja vete baxhellamona e zgjon,e puth e zbukuron,e fotografon e gradon me nishanet e duhura dhe i fusin hahahahahaha @gagaga@blablabla....

    Përgjigju
    • lulelule: 15/05/2020 03:00

      Ska gje jo se fle ai ku te jete

  • Rahman Gashi: 14/05/2020 23:09

    Ca ben kjo toke .o zot

    Përgjigju
  • Lulka: 14/05/2020 23:05

    E pasken ba teatrin si xhenaze. Po rrine gjith naten e po e pergjojne. Un

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 14/05/2020 22:39

    Langaraq jrwjg me duket i mjeri Bashe si lac lagje po mender te ha ... m...

    Përgjigju
  • pelioni: 14/05/2020 20:33

    Kujdes luli merr dizifektant dhe lubrifikus me vete,pasi italianët atë e kanë pas burdello,dhe tash këta të ashtuquejturit aktorë prej 3 vjetësh për atë punë e përdorin,prandaj kujdes se covid.19. merret dhe nga su...a.Punë të mbarë lulo.

    Përgjigju
  • XXX: 14/05/2020 20:29

    po e beni si puna e unazes re, ne fund do ikni me bishtin ndershale.

    Përgjigju
  • Lali Eri: 14/05/2020 20:21

    Tani e keni rastin ti kapni dhe ti coni te 313-ta se atje e kalojne me mire naten

    Përgjigju
  • Lupja: 14/05/2020 19:49

    Shko o Lul, se duhet dhe nje klloun ne gjithe kete cfaqe!

    Përgjigju
    • Floriri: 14/05/2020 21:59

      Mire Lulushi do fleje ne teater ta mbroje nga prishja ,po me Aurelen kush do fleje???!!! SQUP duhet ta zgjidhe

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?