TIRANË- Vettingu i politikanëve është një nga shtyllat kryesore ku po përqendrohet aksioni i opozitës, për këtë arsye kryedemokrati Lulzim Basha kujdeset që në çdo dalje publike të vë theksin mbi rëndësinë e saj. Edhe këtë të shtunë, kryedemokrati ka bërë një status në rrjetet sociale ku shkruan se ky vetting do u kthejë pushtetin qytetarëve si dhe do i japë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve të korruptuar.
Kjo duket edhe si një mesazh i Lulzim Bashës, për Sali Berishën, me këtë të fundit që kërkon t'i marrë partinë, në një kohë që është shpallur 'Non Grata' nga SHBA-ja për korrupsion të lartë dhe minimin e demokracisë.
“Në sytë e shqiptarëve dhe mbarë botës, Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni, ku fuqia e pushtetit rritet, ndërsa mirëqenia e qytetarëve vetëm bie. Që pushteti t’u kthehet qytetarëve, duhet të marrë fund pandëshkueshmëria e politikanëve të korruptuar, duhet pastruar politika nga abuzuesit që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, duhet një orë e më parë” shkruan Basha.
Për pastrimin e politikës, Basha kërkon vetting për politikanët, ku pas dorëzimit të amendamentit në Kuvend diskutimet mes pozitës dhe opozitës po zhvillohen në Këshillin e Legjislacionit. Kujtojmë se Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend propozimet për ndryshime kushtetuese që kërkojnë në thelb zhbërje të ndryshimeve kushtetuese të korrikut 2020, që mazhoranca bëri me opozitën parlamentare që nuk ishte PD-LSI, kërkojnë ndryshime në hartën territoriale të Shqipërisë dhe me ndryshime për vettingun e politikanëve, që praktikisht bëjnë një Kushtetutë të re. Propozimi më i rëndësishëm i PD ka të bëjë me propozimin për veting të politikanëve. Një nismë deri diku të ngjashme me vitin 2018, që u kritikua dhe u hodh poshtë nga Komisioni i Venecias, duke vënë në diskutim vlerën e propozimit dhe theksuar rrezikun për shkeljen e të drejtave të themelore.
Na e shisni kete hajdutin si nje e re ne politike. Ky ka qene paterica e SB deri tani fhe eshte nje mashtrues i pabese
Përgjigju