Kreu demokrat Lulzim Basha, sot ka zhvilluar një takim me biznesin e vogël, por ajo që vihet re është se këtë herë ai e ka vendosur maskën, ndryshe nga ç'ka bërë në disa dalje të fundit, një prej tyre takimi me mjekët ku u shfaq pa maskë, dhe për këtë u komentua se po ndjek shembullin e kryeministrit Edi Rama.
Basha ka publikuar disa foto të takimit në rrjete sociale dhe teksa thotë se çdo vend i rajonit ka lëvruar paketën e katërt të ndihmës, akuzon se qeveria jonë vazhdon t'i ndajë paratë me oligarkët përmes tenderave dhe koncesioneve korruptive.
"Shqipëria po zhytet gjithnjë e më thellë në krizë ekonomike dhe shëndetësore.
100 mijë shqiptarë humbën vendet e punës, qytetarët sot nuk i marrin dot ushqimet as me listë, mijëra biznese nuk ia dalin të mbulojnë as shpenzimet, me qindra qytetarë të prekur nga COVID-19 e kanë të pamundur të sigurojnë medikamentet dhe aparaturat për t'u kuruar nga virusi, ndërsa përhapja e tij po rritet çdo ditë. Çdo vend i rajonit ka lëvruar paketën e katërt të ndihmës, ndërsa qeveria jonë vazhdon t'i ndajë paratë me oligarkët përmes tenderave dhe koncesioneve korruptive.
Qeveria s'ka asnjë plan se si do t'i ndihmojë qytetarët sot që janë në vështirësi, të papunë e pa të ardhura, se si do t'i mbështesë bizneset që mos të vazhdojnë të largojnë të punësuarit, po t'i shtojnë ata. Sot në Durrës, një farmaciste më tha se ekzistojnë lista ilaçesh si listat e ushqimeve.
Çmimi i një aparati oksigjeni shkon 800 euro, ndërsa shpenzimet për paketën e plotë të ilaçeve të COVID-19, shkojnë deri në 600 mijë lekë të vjetra. Prandaj kemi propozuar rimbursimin e plotë të medikamenteve që trajtojnë COVID-19.
Sot në Durrës, në takime me qytetarë dhe biznese, shpjegova planin 5 pikësh të rimëkëmbjes për 6 muajt e ardhshëm", shkruan Basha.
Më tej ai duke iu referuar propozimeve të PD ka bërë listën se ku duhet të ndërhyhet.
"Sepse qytetarët, mjekët, biznesi, pensionistët, të papunët kanë nevojë urgjente për mbështetje, për ndihmë.
Prandaj duhet pa humbur më kohë, pa e thelluar dhe më shumë krizën të miratohet;
1) bonusi mujor prej 1000 euro për çdo mjek dhe 500 euro për çdo infermier.
2) çeku prej 1000 euro për bizneset e vogla, për të zbutur barrën e kostove të shtuara gjatë 7 viteve të fundit.
3) pagesa mujore prej 16,000 lekësh të reja deri në prill 2021, për qytetarët që kanë humbur vendin e punës", shton ai.
4) 20,000 lekë të reja në muaj për çdo sipërmarrës që rimerr në punë qytetarët, që humbën vendin e punës gjatë pandemisë.
5) 2,000 lekë të reja shtesë për çdo pensionist, për të indeksuar shpenzimet e shtuara për ilaçe.
Në 6 muajt e ardhshëm, bizneset dhe konsumi do të kenë nevojë për një përkrahje të fortë financiare. Qeveria të alokojë çdo fond që sot shkon për afera korruptive, tek qytetarët. Premtimet elektorale nuk i mbushin tavolinat e shqiptarëve, nuk hapin vende pune, nuk shpëtojnë biznesin nga falimentimi. Shqiptarët kanë nevojë të ndihmohen sot. Nesër do të jetë vonë!", shkruanai.
Po te jesh kaq budalla nuk kam pa ne nje vrime i bie kavallit nje lamash qe jerkon te behet Karminister
PërgjigjuLulushi kërkon të bëhet kryeministër dhe të qeverisë vëndin sipas variantit top sude&Alimuçaj pasi për të paratë bëhen në pemë,Lulushi shkund pemën e shqiptarët marrin lekët,bravo lulush ske faj aq di,aq thua.
PërgjigjuPaska sallam aty jepjani nje cope lulit i i pelqen naten
PërgjigjuShko ore cope injoranti qe sa here ke qene ne drejtim vetem deshtime ke pas. Po si ore thu qe biznesi vogel mjafton qe te japi leket dhe eshte i lire te bej ca te doje. Shko jeto ne hollande se nuk je per drejtues ti. Ti nuk ke konceptet me themelore te shtetit.
Përgjigju