Basha: Zyrtarët e korruptuar, 2 miliardë euro dëm shtetit! Veting politikanëve

10 Maj, 14:04| Përditesimi: 10 Maj, 16:12

  • Share

Luftë në themel kancerit të korrupsionit në politikë dhe jo hartime boshe. Këtë kërkon kryedemokrati Lulzim Basha në Ditën e Drejtësisë.

“Jo hartimet boshe. Që të luftosh korrupsionin, duhet ta shkulësh me themel këtë kancer në zemër të politikës ddhe për këtë ka vetëm një rrugë. Fshehin paratë e vjedhura të qytetarëve dhe na japin mend për luftën kundër korrupsionit. A ka derman për këtë?”

Basha thotë se zyrtarët e korruptuar i shkaktuan buxhetit të shtetit vitin e kaluar 2 miliardë euro dëm.

“2 miliardë euro, shifër e parrokshme për mendjen përllogaritet të jetë dëmi që zyrtarët e lartë shqiptarë i kanë shkaktuar vetëm vitin e kaluar, ose vitin paraardhës buxhetit të shtetit. Para korrupsioni të cilat janë investuar në masë të madhe në këtë ekonomi të dytë informale apo jashtë vendit. zyrtarët e korruptuar shqiptar mes vetit kanë përvetësuar, vjedhur dhe investuar në skema të pastra të investimit të parave 7 herë më shumë, vetëm në një vit.”

Basha thotë se edhe amendamentet e propozuara nga PD, janë rruga për të luftuar dhëmb për dhëmb korrupsionin.

“Eshtë e njëjta rrugë që duhet përshkuar për 200 e ca politikanët kryesor të vendit, vit pas viti duhet bërë vettingu u pasurisë së politikanëve, i lidhjeve të tyre të papërshtatshme, i pasurisë së rrethit të tyre familjar, të rrethit të tyre shoqëror”

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?