Selia e PS

Basha-Berisha “luftë” për selinë blu, PS mbledh grupin parlamentar: Do të rrëzojmë dekretin e presidentit Meta për buxhetin 2022

13 Dhjetor 2021, 18:28| Përditesimi: 13 Dhjetor 2021, 18:31

  • Share

Teksa në PD kishte situatë të tensionuar se kush do e mbajë selinë, Basha apo Berisha, socialistët mblodhën grupin parlamentar në kryesinë e kuvendit.

Kreu i grupit Taulant Balla deklaroi se Grupi do të rrëzojë Dekretin e Presidentit për kthimin e Buxhetit të Shtetit 2022, duke i hapur rrugë hyrjes në fuqi buxhetit.

Sipas PS, buxheti i Shtetit 2022 mundëson vazhdimin e financimit të reformave, sigurimin dhe përmirësimin e shërbimeve publike, forcimin e drejtësisë sociale dhe zgjerimin e paketës sociale për të gjithë shtresat në nevojë, si dhe sigurimin e investimeve të domosdoshme për zhvillimin  e mëtejshëm të sektorëve strategjikë dhe ekonomisë së vendit.

Në rendin e ditës ishte parashikuar analiza dhe vlerësimi mbi ecurinë e seancës plenare të 9 dhjetorit, ku u votua me shumë debatesh kryetari i ri i autoritetit të konkurëncës, dhe dhe shqyrtimi i cështjeve të rendit në seancën e datës 16 Dhjetor.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?