Basha-fëmijëve: Askush s'do donte që të ishte kështu dita e parë e shkollës, nga sjellja juaj varen jetë njerëzish

14 Shtator 2020, 10:16| Përditesimi: 14 Shtator 2020, 10:17

  • Share

1591096256_basha.jpg

Një urim për fëmijët dhe mësuesit e ka pasur edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Ai u ka bërë një kërkesë fëmijëve që të respektojnë masat edhe pse është paksa e vështirë për moshën e tyre, sepse vetëm kjo gjë do të shpëtojë dhjetëra jetë njerëzish.  

"Të dashur nxënës dhe mësues që sot nisni vitin e ri shkollor, ju uroj nga zemra suksese! Urime më të mira për mësuesit tanë që këtë vit do të përballen me orare të zgjatura dhe vështirësi më të mëdha se vitet e tjera. Jam i bindur se me përkushtimin për profesionin dhe kujdesin për nxënësit, do t'ia dilni me sukses për të përballuar këtë realitet të ri dhe sfidues.

Një urim i veçantë nga zemra për vogëlushët që sot ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Askush nuk do donte që dita juaj e parë e rrugëtimit drejt dijes të ishte si kjo e sotmja në mes të pandemisë, shoqëruar me masa të veçanta që e bëjnë të vështirë këtë fillim shkolle. Urime të gjithë gjimnazistëve në këtë vit sfidues! E di se do ta keni të vështirë të ruani distancën, pasi e tillë është edhe energjia e moshës, por ju lus të silleni me vetëdijen se nga sjellja juaj varen jetë njerëzish.

Normaliteti do rikthehet sërish, e ju mund të kapni kohën e humbur me njëri-tjetrin. E vetmja gjë që nuk kthehet është jeta. Pranda lutja ime për të gjithë ju është: respektoni masat, ruani veten dhe njëri-tjetrin. Ditë më të mira na presin", tha Basha.


Lajmi kryesor:

Nis shkolla/ Rama: Pikësëpari shëndet! Meta: Uroj që përtej propagandës, të jenë marrë masat! Basha: Nga sjellja juaj varen jetë njerëzish


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?