Basha-Ramës: Vëri gishtin kokës, je përgjegjës për naftëtarët

19 Tetor 2020, 15:02| Përditesimi: 19 Tetor 2020, 18:24

  • Share

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët këtë të hënë, kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se kryeministri Edi Rama ua ka premtuar vetë naftëtarëve të Ballshit rrogat e prapambetura, por edhe ky është premtim i pambajtur sipas tij. 

“Kjo e naftëtarëve është me të vërtetë diçka e tmerrshme, të mos pranosh negociatat me njerëz të cilëve iu ke premtuar dhe je shkaktar që nuk ke mbajtur premtimet prej vitit 2016 për rrogat e prapambetura nuk di çfarë emri ti vësh. Nuk negociohet me terroristët, por mos të negociosh me naftëtarë të cilëve vetë iu ke premtuar dhe e ke shkelur premtimin. 16 rroga i detyrohet Edi Rama. Ka dhënë premtimin, e ka bërë komunikim me Skype para 2 vitesh. Gënjeshtra, pallavra, premtime të pambajtura dhe tani thotë nuk negocioj. Me kë? Me njerëz që iu ke vënë lakun në fyt. Të gjithë e dimë se si ka ecur ajo aferë. T’i verë gishtin kokës se për çdo jetë përgjegjësi është vetëm një, kryeministri”, tha Basha.

 


Lajmi kryesor:

Basha i rikthehet paketës Antimafia identike si në 2018, por tani përndjek oligarkët: Ata i fshehin paratë në Singapor, Maltë dhe Dubai! Kur të vijmë në pushtet do anulojmë kontratat e tyre


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?