TIRANË- Për Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve rezultati i zgjedhjeve të pjesshme të Himarës që nxori fitues Vangjel Tavon është i pakontestueshëm.
Kërkesa e Koalicionit opozitar “Bashkë-Fitojmë” të dyshes politike Meta-Berisha për pavlefshmëri të zgjedhjeve u rrëzua nga KAS me unanimitet, me argumentin se nuk është konstatuar asnjë shkelje që do të ndryshonte rezultatin zgjedhor.
Vendimi u mor pas shqyrtimit të materialeve zgjedhore në të 36-ta kutitë, në të cilat sipas përfaqësueseve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rrëzojnë pretendimet e opozitës se 6 mijë qytetarëve u mohua e drejta për të votuar për shkak se u kishte skaduar karta e identitetit. Nga shqyrtimi i procesverbaleve rezultoi se vetëm 169 zgjedhës nuk arritën të hedhin votën e tyre në kuti.
Ndërsa përfaqësuesi i partisë socialiste në KQZ, Eridian Salianji tha se opozita nuk kishte asnjë provë konkrete për të vërtetuar pretendimet e saj.
‘Ky proces të shërbejë për të mbyllur sagën e Himarës se ky proces vërtetoi që zgjedhjet ishin të drejta dhe jo në shkelje të ligjit. Në shumicë KQZ ka qenë e partisë demokratik. Ishte një proces për të justifikuar humbjen. vetëm 160 persona kanë shkuar me karta të skaduara dhe ata mund të kenë qenë edhe të PS.’- Eridian Salianji, përfaqësues i KQZ-së.
Brenda 5 ditëve, opozita mund ta ankimojë vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në Kolegjin Zgjedhor i cili është hallka e fundit e ankimimit për rezultatin zgjedhor që më pas do t’i hapte rrugë betimit të Vangjel Tavos si kryetari i ri i bashkisë së Himarës.
Në zgjedhjet e 4 Gushtit në Himarë, Vangjel Tavo, Kandidati i socialistëve fitoi me një diferencë prej 1477 votash kundrejt rivalit opozitar Petro Gjikuria.
Amani o ju te KQZ-S nje lutje kam per ju, meqe koalicia e sali berishes me grekun brleri me vota nuk po fitojne as me ankimimin e rezultatit pasi provat e pjellura spo ju dhezin merrni vendim me dekret si ne kohen e ristan pijanecit qe fletvotimet ti numerojne sali berisha,illir méta, vangell dulle, salianji,noka,vokshi ose ose ai ciceroni i bellerit dhuli apo kuci si e ka emrin ai sekratari i PD-s ne Himare, vetem keshtu ata do pranojne vendimet e KQZ-s.
Përgjigju