Banorët e Manzës në Durrës kanë protestuar ditën e sotme për një sipërfaqe toke ngjitur me varrezën e komunitetit pasi një pjesë e sipërfaqes është shitur tek muxhahedinët.
Në këtë sipërfaqe duken kolonat prej betoni që janë ngulur aty me qëllim rrethimin e saj. Qëllimi i iranianëve është që këtë tokë ta përdorin për varrezë.
Banorët e kundërshtojnë një transaksion të tillë të tokës me argumentin se ajo ka qenë planifikuar për zgjerim varreze për komunitetin e tyre. Ata thonë se varreza aktuale është ezaruar dhe janë të detyruar t'i fusin familjarët e tyre në të njëjtin varr.
Sipas tyre ky është një territor i konsiderueshëm që po i kalon iranianëve. Fare mirë ata mund të zgjerohen pranë kampit të tyre sepse ka toka në pronësi të banorëve të zonës që mund tua shesin atyre.
Ndërkohë banorët i kërkojnë institucioneve shtetërore që të ndërhyjnë për ta bllokuar një transaksion të tillë.
“Toka e varrezave tona e lënë prej vitesh për banorët e Manzës, i është shitur iranianëve që qëndrojnë këtu në kamp, një veprim që nuk është i drejtë dhe ne nuk mund ta pranojmë pasi po detyrohemi të varrosim dy familjarë në një varr" - tha një prej banorëve.
Muxhahedinët kanë nisur varrosjen e familjarëve të tyre, në varrezat e zonës pavarësisht se atyre u është dhënë një tokë e caktuar për banorët e tyre.
Ndërkohë duket se problem qëndrojnë dhe ritet fetare që kanë Muxhahedinët për ceremonitë mortore pasi detyrohen të bllokojnë qarkullimin rrugor dhe aktivitetet e tjera.