Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, komentoi nga Saranda praninë e tij në koalicionin e PD, "Aleanca për Shqipërinë Madhështore" pjesë e të cilit është edhe Vangjel Dule, i PBDNJ-së. Idrizi theksoi se nuk ka probleme me minoritetin grek, por njëherazi thekson se Greqia duhet të kërkojë falje për genocidin e kryer në fund të Luftës së Dytë Botërore ndaj popullsisë çame.
“Ne nuk kemi asnjë problem me minoritetin grek në Shqipëri. Madje-madje po t’i marrim si dy parti për të drejtat e njeriut, ata duhet të ishin në krahun tonë. Madje ne nuk jemi as kundër shtetit grek, se një ndër kërkesat tona themelore është të kërkojnë një falje publike. Dua ta sqaroj këtë histori që “jemi bërë me Dulen”. Ne na duhej që të bënim këtë koalicion të detyrueshëm dhe sigurisht që unë kam nënshkruar dhe kam bërë koalicion vetëm me PD-në dhe me Sali Berishën. Me Dulen ka bërë Partia Demokratike”, u shpreh Idrizi.
Deklaratat, Idrizi i bëri nga Saranda, ky prezantoi kandidatin e PDIU-së për qarkun e Vlorës, Skënder Muço.
Koaliconi i PD-së Aleanca Për Shqipërinë Madhështore u firmos me 26 parti, por gjatë rrugës, me akuzat për mungesë transparence e mos përfaqësim në lista, u larguan 3 aleatë, Selami Jenesheri, Vasil Sterjovskit i Aleancës së Maqedonasve i cili iu bashkua listave të Partisë Socialist dhe dhe Gjet Ndoj nga Aleanca Arbonere Kombëtare.
Komente

Tradhtar!
PërgjigjuTradhtar!
PërgjigjuTurp turp turp
Përgjigju