Bashkëpunëtor në ekzekutimin e dy biznesmenëve në Mamurras, del para gjykatës Ilir Xhepaj

29 Janar 2021, 17:18| Përditesimi: 29 Janar 2021, 18:21

  • Share

Ilir Lika (Xhepaj) i dyshuar si bashkëpunëtor në ekzekutimin e dy biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika në Mamurras ka dalë ditën e sotme para Gjykatës së Kurbinit. Pas shqyrtimit të fakteve  dhe dëgjimit të palëve, gjyqtari Olti Skrama vendosi që seanca të shtyhet për datën 17 shkurt, ku pritet të ketë ehde një vendim për Ilir Likën, i cili ndodhen në burg.

Paulin Gjergji dhe Bujar Lika u ekzekutuan në maj të 2020, gjatë kohës që po qëndoin në një lokla në rrugën Milot-Mamurras, pranë fshatit Gjorm të Kurbinit.

Kujtojmë se dje u qëllua me 3 plumba 60 vjeçari Myslim Lika në Mamurras, i cili është dërguar te spitali i Traumës. 60 vjeçari është babai i Ilir Likajt (Xhepaj) i cili është bashkëpunëtori i Eduart Lamaj, ky i fundit akuzohet se ka pasur rolin e ekzekutorit për vrasjen 

Prokuroria përfundoi hetimet për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç, të Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. Nën akuzë janë 6 persona persona, për vrasje në rrethana cilësuese, 2 të arrestuar dhe 2 në kërkim, ndërsa në detyrim paraqitje janë 2 mjekë.

Bujar Lika u ekzekutua më 30 maj në lokalin e vëllait të tij në Laç së bashku me biznesmenin Paulin Markaj alias Gjergji. Eduart Lamaj me automatik dhe i veshur si polic, ka qëlluar në drejtim të tavolinës ku ndodhedhin Bujar Hasani dhe Paulin Gjergji. Nga analizimi i pamjeve filmike, dallohet qartë se Bujar Hasani, ka reaguar menjëherë me armë pistoletë duke qëlluar mbi Lamajn.

Por ky i fundit edhe pse është rrëzuar ka hapur zjarr me automatik teksa ndodhej i shtrirë, duke vrarë në vend Bujar Likën dhe plagosur rëndë Paulin Gjergjin, i cili më pas gjeti vdekjen në spitalin e Traumës. Gjithashtu, kamerat kanë fiksuar dhe tre autorët e veshur si policë, Ili Xhepaj, Elson Alija dhe Klaudio Perkola teksa tërheqin personin e katërt të plagosur, duke e hipur në makinën tip 'Golf' dhe mandej janë larguar me shpejtësi.

1611937403_161184167716118411471593433317IlirXhepaj.jpg

Ilir Xhepaj

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?