Irmgard Furchner

Bashkëpunëtore në mbi 10 mijë vrasje në kampin nazist, 97-vjeçarja apelon dënimin në Gjermani

29 Dhjetor 2022, 11:00| Përditesimi: 29 Dhjetor 2022, 12:36

  • Share

Një grua 97-vjeçare po apelon dënimin e saj në Gjermani pasi u shpall fajtore se ka bashkëpunuar në më shumë se 10,000 vrasje kur ishte sekretare e komandantit të kampit nazist të përqendrimit Stutthof gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në një vendim të 20 dhjetorit, gjykata shtetërore e Itzehoe i dha Irmgard Furchner një dënim me kusht me dy vjet si bashkëpunëtore në vrasje në 10,505 raste dhe bashkëpunëtore në vrasje të mbetur në tentativë në pesë raste. Gjykata tha të mërkurën se si mbrojtja ashtu edhe një avokat i një bashkë-paditëse paraqitën ankesa në Gjykatën Federale të Drejtësisë.

Nuk është menjëherë e qartë se kur gjykata federale do ta shqyrtojë çështjen.

Furchner u akuzua se ishte pjesë e aparatit që ndihmoi kampin pranë Danzig, tani qyteti polak i Gdansk, të funksionoi  midis qershorit 1943 dhe prillit 1945.

Çështja u bazua në një dispozitë ligjore në shtetit gjerman të krijuar gjatë dekadës së fundit që lejon këdo që ka ndihmuar kampet naziste të vdekjes dhe kampet e përqendrimit të funksionojnë, të ndiqet penalisht si ndihmës i vrasjeve të kryera atje, edhe pa prova të pjesëmarrjes në një vrasje specifike.

Avokatët mbrojtës kishin kërkuar lirimin e Furchner-it, duke argumentuar se provat nuk kishin treguar pa dyshim se ajo dinte për vrasjet sistematike në kampin Stutthof, që do të thotë se nuk kishte prova të qëllimit siç kërkohet për përgjegjësinë penale.

Furchner u gjykua në gjykatën për të mitur sepse ajo ishte 18 dhe 19 vjeç kur u kryen krimet e supozuara dhe gjykata nuk mundi të përcaktonte pa dyshim "pjekurinë e mendjes" së saj në atë kohë.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?