Ministri i Brendshëm, Taulant Balla

Bashkëpunim policor me Moldavinë, Balla: Intensifikojmë numrin e marrëveshjeve, në funksion të kapjes së personave në kërkim

1 Korrik, 15:22| Përditesimi: 1 Korrik, 15:25

  • Share

Një marrëveshje me Moldavinë për bashkëpunimin policor do t’i shërbejë Shqipërisë kryesisht në luftën në kundër trafikut të drogës.

Marrëveshjen në komisionin e Politikës së Jashtme e prezantoi ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili tha se zbatimi i saj do të fokusohet tek veprat penale që lidhen me krimin ndërkufitar, prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike si dhe betejën e përbashkët për luftën ndaj drograve sintetike.

“Dua të ndaj me ju, qasjen tonë për të intensifikuar dhe rritur numrin e marrëveshjeve më shumë vende, të cilat ndihmojnë komunikimin e drejtpërdrejtë të Policisë së Shtetit me policitë e këtyre vendeve, në funksion të gjetjes së personave në kërkim, nga policia apo drejtësia. Kemi rezultate të mira dhe konkrete sa iu përket numrit të personave të gjetur, të ekstraduar apo deportuar, duke e konsideruar një element thelbësor sa i përket goditjes së pandëshkueshmërisë.

Një person në kërkim që i shmanget drejtësisë është një problem i shtuar, sa i përket respektimit dhe sundimit të ligjit. Edhe kjo marrëveshje, apo të ngjashme do të ndihmojnë luftën tonë kundër krimit të të gjitha formave”, tha ministri Balla, gjatë prezantimit të marrëveshjes në Komision.  

Policia shqiptare dhe ajo moldave do të shkëmbejnë informacion mes njëra tjetrës për forcimin e bashkëpunimit kundër krimit dhe fokus të veçantë tek krimi I organizuar.  Marrëveshja me Moldavinë u miratua me votat pro të të gjithë anëtarëve të komisionit.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?