Bashkëpunimi AMA-TikTok, fshihen qindra video me përmbajtje problematike

11 Tetor, 16:48| Përditesimi: 11 Tetor, 21:45

  • Share

Qindra video me përmbajtje problematike janë fshirë nga AMA në bashkëpunim me tik-tok, pas raportimit të tyre në platformën “I sigurt.al”. Kryetarja e Autoritetit të mediave Audiovizive Armela Krasniqi mblodhi në një tryezë krerët e rregullatorëve të Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi për të diskutuar me përfaqësuesit e TikTok mënyrat që ky bashkëpunim të rezultojë sa me efikas.

“Siç ju e dini tashmë, AMA ka nisur bashkëpunimin me TikTok për të gjitha përmbajtjet e dëmshme të cilat gjenden në këtë platformë, por po ashtu edhe për piraterinë. Për mua është një kënaqësi që sot kemi një drejtues të platformës në Tiranë, dhe për këtë kam thirrur edhe drejtuesit Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe të Kosovës të jenë prezent në këtë takim pasi këtë punë që ka nisur AMA të shtrihet edhe në këto vende, Që edhe këto vende të rajonit tonë të kenë qasje në këtë platformë”, u shpreh Krasniqi.

Për menaxherin e politikave publike në Tik Tok z. Lukasz Gabriel ky bashkëpunim me AMA-n, do të sjellë benefite në ndërgjegjësimin e aftësive digjitale.

“Jam shumë i lumtur të jem këtu për këtë projekt që përqendrohet tek siguria digjitale dhe siguria është prioritet për TikTok .Ne po fuqizojmë komunitetin tonë  duke zhvilluar mjete që përmirësojnë sigurinë. Ne jemi shumë të lumtur edhe me bashkëpunimin e AMA dhe mbështesim këtë projekt rreth sigurisë online”, tha ai.

Shumë shtete e akuzojnë TikTok për përdorimin e qëllimshëm të një softueri që krijon varësi dhe që është i krijuar për t'i mbajtur fëmijët të shikojnë sa më gjatë të jetë e mundur si dhe të ndeshen me përmbajtje dhune të çdo forme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lin: 11/10/2024 17:23

    Keni kthyer komunizmin maskarej

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?